Tërmeti me magnitudë 7.7 Rihter në Turqi dhe Siri po merr përmasa të paimagjinueshme tragjedie, pasi lajmet e fundit nga të dy vendet raportojnë për më shumë se 500 të vdekur.
Zëvendëspresidenti i Turqisë, Fuad Oktay, pak më parë njoftoi se numri i të vdekurve në Turqi është rritur në 284, ndërsa i të lënduarve në 2323 dhe numri i ndërtesave që janë shembur ose dëmtuar ka arritur në 1710.
Ndërsa një zyrtar në Siri ka deklaruar se numri i viktimave atje ka shkuar në 237, ndërsa it ë plagosurve në 639.
Pritet që numri i viktimave të rritet, pasi ka ende shumë ndërtes të shembura që nën to ka persona. Spitalet janë të mbushura me të plagosur.