Një aksident i rëndë me pasojë vdekje raportohet të ketë ndodhur pak më parë në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Kastriotët”.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në aksident janë përfshirë dy makina.
Si pasojë e përplasjes, pasagjeri që ndodhej në automjetin me drejtues shtetasin me inicialet E. M., shtetasi A. Gj., rreth 35 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesit e dy mjeteve ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 02.02.2023, në rrugën “Kastriotët”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. M. me automjetin me drejtues shtetasin M. D. Si pasojë e aksidentit, pasagjeri që ndodhej në automjetin me drejtues shtetasin E. M., shtetasi A. Gj., rreth 35 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesit e dy mjeteve ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.