Prej disa ditësh Shqipëria është përfshirë nga një mot i paqëndryueshëm, me reshje të dendura shiu, stuhi ere dhe së fundmi edhe reshje dëbore.
Qarqe si Lezha apo Shkodra prej ditësh po vuajnë pasojat e përmbytjeve, ndërsa në qarqe të tjera të vendit breshëri dhe stuhitë e erës kanë shkaktuar dëme në banesa, biznese dhe automjete.
Duke parë këtë situatë por edhe paralajmërimet e fundit të ekspertëve ndërkombëtare, të cilët e rendisin Shqipërinë mes vendeve më të rrezikuara nga fatkeqësitë natyrore, numri i qytetarëve që po sigurojnë pronën, biznesin apo po marrin siguracionin KASKO për automjetin e tyre, po rritet dita ditës këtë muaj.
Kështu deklarojnë nga Departamenti i Shitjeve pranë kompanisë më të madhe të sigurimeve, SIGAL UNIQA Group Austria.
Sipas tyre, një shtysë të madhe ka dhënë edhe shërbimi “SIGAL ONLINE“, i cili mundëson që në pak minuta të blini siguracionin që ju nevojitet nga celulari, pa qenë nevoja të paraqiteni në një prej zyrave të SIGAL UNIQA.
Për më tepër që, çdo muaj SIGAL UNIQA organizon lojën promocionale “SIGUROHU ONLINE DHE FITO”, ku shpërblen me dhurata klientët që siguracionet i blejnë online përmes www.sigal.com.al.
LEXO EDHE: EMRAT/ Hidhet shorteu “Sigurohu Online dhe Fito”, 15 fituesit e muajit Janar
Por çfarë siguracionesh na nevojiten për tu mbrojtur nga fenomene të ndryshme të natyrës?
Sigurimi i Pronës
Sigurimi i pronës është një sigurim, i cili duhet të bëhet pothuajse nga çdo njeri.
Askush nuk është i sigurt përballë katastrofave natyrore dhe të gjithë rrezikohemi prej tyre.
Ndaj, ky siguracion ofron siguri për pasuritë e paluajtshme (banesat, njësitë tregtare dhe industriale), pasurinë e luajtshme, e cila përfshin (Makineri, pajisje, inventar ekonomik, lëndë e parë, mallra).
Çfarë rreziqesh mbulohen?
Kompania e sigurimit ju dëmshpërblen për humbjen, dëmtimin ose shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar dhe aksidentale si pasojë e:
Zjarrit, Tërmetit, Përmbytjes, Stuhisë, Rrufesë, Shpërthimit, Përplasjes ose rënies së një avioni, pjesëve ose ngarkesës së tij.
Çmimi? Duke nisur nga vetëm 5,000 Lekë në vit.
Të jesh gjithmonë pranë klientëve. Tu japësh çfarë kërkojnë dhe u nevojiten. Të paguash dëmet në kohë dhe të ecësh me hapin e kohës. Ky është çelësi i suksesit për kompaninë SIGAL UNIQA Group Austria.
Këtë fakt e pranojnë me gojën e tyre vetë klientët.
“Edhe unë si shumë shqiptarë të tjerë pata dëmtime në pronën time dhe dëmshpërblimi nga këto dëmtime më është kryer nga SIGAL UNIQA Group Austria në një kohë shumë rekord. Këshilloj të gjithë shqiptarët që, si unë, të kryejnë sigurimin e pronës pranë kësaj kompanie pasi është një kompanie serioze dhe e përgjegjshme“, shprehet Edmond Abdyli, klient.
“Zgjodha SIGAL-in sepse SIGAL për mua është një kompani që ja vlen besimi që i jep klienti”, thotë ndër të tjera Ermira Gjonça, biznesmene dhe kliente e SIGAL UNIQA-s.
Po për automjetin, çfarë siguracioni nevojitet në situata të tilla?
Siguracioni KASKO mbulon të gjitha nevojat tuaja duke ofruar mbulim për humbje ose dëmtim të plotë apo të pjesshëm të automjetit.
Mbulimin e plotë ndaj çdo dëmi, jeni apo jo ju shkaktar, e bën vetëm Siguracioni KASKO.
Nëse do ta shijosh plotësisht rehatinë që ju ofron automjeti juaj pa e vrarë mendjen nëse mund të ndodhë diçka, sa do të të kushtojë dhe të jesh i mbrojtur në çdo kohë, atëherë zgjidhni Sigurimin KASKO.
KASKO është i vetmi siguracion i automjetit që mbulon edhe Katastrofat Natyrore si: stuhia, breshëri, dëbora, tufani, përmbytja, vërshimi, rënia e objekteve te ndryshme si pasojë e katastrofave natyrore.
Llogarit & porosit online: https://sigal.com.al/merr-cmim
Sigurimet as nuk i parandalojnë, as nuk i stopojnë fatkeqësitë natyrore. Sigurimet na rikthejnë financiarisht në gjendjen para ndodhisë. Çka do të thotë se ato bëjnë të gjitha llojet e rimbursimeve, nëse je i siguruar.
Siguroni pronën dhe automjetin tuaj nga rreziqet natyrore dhe jo vetëm. Por mos harroni! Aq e rëndësishme sa sigurimi i pronës tuaj, është dhe kompania që zgjidhni. SIGAL, pjesë e “UNIQA INSURANCE Group”, është një garanci më shumë për sigurinë tuaj.
Për më shumë informacione, shkruani në:
Whatsapp: 068 606 2829
E-mail: [email protected]