17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFOTO/ Stuhia bën kërdinë në Korçë, biznese e automjete të dëmtuara/ Nevoja...

FOTO/ Stuhia bën kërdinë në Korçë, biznese e automjete të dëmtuara/ Nevoja për sigurime më e domosdoshme se kurrë

Një stuhi e fortë me erëra dhe shi goditi paraditen e sotme pjesën më të madhe të vendit ku për pasojë, nuk kanë munguar as dëmet në prona dhe automjete.

Siç duket në fotot e siguruara nga Sigurime.Online, dëme të konsiderueshme janë shënuar në qytetin e Korçës, konkretisht në Pazarin e qytetit juglindor, si në objekte biznese ashtu edhe automjete.

Isha duke shitur kur dëgjuam një bubullimë të madhe nga krahu im, dolëm dhe ç’të shihnim, e gjithë çatia po binte poshtë”, rrëfen një tregtar.

Rreziku që i kanoset Shqipërisë

Shqipëria renditet mes vendeve më të rrezikuara nga fatkeqësitë natyrore në botë, të cilat kanë ndikim të madh në ekonominë familjare dhe shtetërore.

Shqipërisë, ndër vite, i është dashur të paguajë një faturë të lartë për shkak të dëmeve që kanë krijuar fatkeqësitë, të tilla si tërmetet, përmbytjet dhe zjarret etj.

Nga viti 1852 deri në vitin 2021 në Shqipëri kanë ndodhur rreth 4000 raste fatkeqësish.

LEXO EDHE: E para në Europë dhe e 40-ta në botë/ Shqipëria me “rreth të kuq” për rrezikun nga fatkeqësitë natyrore

Por sa të përgatitur jemi për të përballuar fenomene të tilla që nuk janë në dorën tonë?

A i kemi të siguruara apartamentet, shtëpitë, bizneset, fermat tona bujqësore apo blegtorale?

Po automjetet tona a kanë siguracionin e duhur?

Fatkeqësisht, ndërgjegjësimi qytetar në këtë drejtim mbetet ende në nivele minimale.

Sipas shifrave zyrtare, ndërsa vitit 2022 riktheu në vëmendjen e qytetarëve por edhe të Qeverisë rrëzikun e fatkeqësive natyrore, mbetet shumë i ulët numri i qytetarëve që sigurojnë pronat nga fatkeqësitë natyrore.

Deri në fund të nëntorit 2022 janë paguar në total 1.7 miliardë lekë, apo afërsisht 17 milionë $ në portofolin e tregut të sigurimeve “Zjarri dhe fatkeqësitë e natyrës”. Rritje modeste krahasuar me një vit më parë, kur totali ishte afërisht 16 milionë dollarë.

Sipas AMF, në portofolin sigurimi nga “Zjarri dhe Forcat e Natyrës”, gjatë periudhës janar-nëntor 2022, vihet re një rritje prej 5.44% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 4.73% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-nëntor 2021.

Për t’u theksuar është gjithashtu se ky volum kontratash i dedikohet sistemit bankar, i cili vë kusht Sigurimin e Pronës nga fatkeqësitë për miratimin e kredive.

Çfarë ofron SIGAL UNIQA Group Austria?

Sigurimi i Pronës

SIGAL UNIQA ofron këtë sigurim për pasuritë e paluajtshme (banesat, njësitë tregtare dhe industriale), pasurinë e luajtshme, e cila përfshin (Makineri, pajisje, inventar ekonomik, lëndë e parë, mallra).

Çfarë rreziqesh mbulohen?

Kompania e sigurimit ju dëmshpërblen për humbjen, dëmtimin ose shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar dhe aksidentale si pasojë e:

Zjarrit,

Tërmetit,

Përmbytjes,

Stuhisë,

Rrufesë,

Shpërthimit,

Përplasjes ose rënies së një avioni, pjesëve ose ngarkesës së tij.

Çmimi? Duke nisur nga vetëm 5,000 Lekë në vit.

LEXO EDHE: Një ‘kamerdare’ shpëtimi/ Raporti i AMF: SIGAL UNIQA, partneri ideal i shqiptarëve për Sigurimin e Pronës

Cili siguracion mbron makinën time nga fatkeqësitë natyrore?

Automjetet janë shumë të rëndësishme për përditshmërinë tonë. Ndaj secili duhet ta ketë të siguruar atë. Por jo të gjitha siguracionet janë njësoj.

Nëse jeni duke kërkuar sigurimin e duhur për makinën tuaj, i cili t’ju mbroj financiarisht edhe nga dukuritë natyrore, zgjidhni Siguracionin KASKO nga SIGAL UNIQA Group Austria.

KASKO është i vetmi siguracion i automjetit që mbulon edhe Katastrofat Natyrore si: stuhia, breshëri, dëbora, tufani, përmbytja, vërshimi, rënia e objekteve te ndryshme si pasojë e katastrofave natyrore.

LEXO EDHEDëborë dhe ulje temperaturash/ KASKO dhe “AutoSOS”, mbrojtje maksimale për makinën tuaj gjatë dimrit

Sigurimet as nuk i parandalojnë, as nuk i stopojnë fatkeqësitë natyrore. Sigurimet na rikthejnë financiarisht në gjendjen para ndodhisë. Çka do të thotë se ato bëjnë të gjitha llojet e rimbursimeve, nëse je i siguruar.

Mos bëni kompromis me ato që keni ndërtuar me shumë mund dhe djersë. Sigurojini ato dhe mbroni financat tuaja. 

Për më shumë informacione, shkruani në:

Whatsapp: 068 606 2829

E-mail[email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat