16.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“RSV shkakton pneumoni”, më të rrezikuarit fëmijët deri në 2 vjeç dhe...

“RSV shkakton pneumoni”, më të rrezikuarit fëmijët deri në 2 vjeç dhe personat me patologji kronike

Virusi respirator sincicial i njohur si RSV mbetet një kërcënim për të vegjlit deri në moshën dy vjeçare, si dhe personat me patologji kronike. Mjekja Pediatre Artenida Bitri, jep disa këshilla për të mbrojtur fëmijët, e veçanërisht ata që frekuentojnë çerdhe e kopshte.

Fëmijët deri në dy vjeç janë më të rrezikur për t`u infektuar nga virusi respirator sincicial i njohur si RSV.

Artenida Bitri: “Ka karakter sezonal, fillon në fillim të vjeshtës, pikun e arrin në periudhën dhjetor, janar, shkurt. Prek fëmijët 1-5 vjeç, më problematik janë 1-2 vjeç”

Mjekja Artenida Bitri thotë se virusi prek rrugët e poshtme respiratore. Nis me simptoma të lehta por mund të shkaktojë pneumoni.

Artenida Bitri: “Herë-herë mund të komplikohet edhe me pneumoni, nis me një mënyrë të lehtë, simtomat janë të ngjashme me një ftohje ose me një grip të thjeshtë, më pas fillon prek rrugët e sipërme aspiratore siç është teshtitja dhe kullimi i hundëve gjatë gjith kohës, më pas fillon kolla dhe temperatura”

Për të mbrojtur fëmijët, e veçanërisht ata që frekuentojnë çerdhe e kopshte, mjekja ndan disa këshilla.

Artenida Bitri: “Ambienti ku fëmijët qëndrojnë, të ajroset shpesh herë. Në rast se prindërit e kuptojnë që fëmija ka simptoma dhe shenja të një ftohje të lehtë  të mos i çojnë në kopësht ose çerdhe”

Te personat më të rritur, me astmë bronkiale dhe patologji kronike virusi sjell komplikacione.

Artenida Bitri: “Të paraqiten tek mjeku, sepse në këto persona ka një predispozitë ku simptomat të jenë me SVR”

Përveç virusit RSV, që ka qarkulluar përvit në Shqipëri, këtë dimër në vendin tonë po qarkullojnë edhe variantet e gripit A dhe B si dhe Covid-19.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat