Ata duken si nga një plantacion alienësh në një planet tjetër.
Por shkëmbinjtë ‘të gjallë’ të Rumanisë të njohur si ‘trovantë’ janë me të vërtetë të kësaj Toke – dhe ato janë formuar natyrshëm nga proceset gjeologjike.
Duke filluar si guralecë dhe duke u rritur me rreth 5 cm në një mijëvjeçar, gurët trovant janë struktura unike minerale që imitojnë jetën e bimëve dhe gjitarëve.
Gurët bulbozë të çuditshëm pothuajse duken se rriten në të njëjtën mënyrë si indet bimore dhe ata ‘lindin’ gurë të rinj ashtu si një kafshë.
Gurët trovant ndodhen në një fshat të vogël rumun të quajtur Costeşti, rreth 50 milje në perëndim të kryeqytetit Bukuresht.
Ato duken si flluska të fryra të bëra prej guri dhe ndryshojnë shumë në madhësi, disa me diametër prej disa metrash, të tjera mjaft të vogla sa të futen në pëllëmbën e dorës.
“Trovantët nga Rumania kanë mosha të ndryshme,” tha për MailOnline Dr Mircea Ticleanu në Institutin Gjeologjik të Rumanisë.
‘Trovantët nuk vijnë thjesht nga toka; ato janë të pranishme në masën e rërave të moshave të ndryshme gjeologjike që arrijnë në daljet natyrore ose në guroret e rërës.’
Trovant është një sinonim për termin gjerman ‘Sandsteinkonkretionen’, që do të thotë ‘rërë e çimentuar’.
“Fjala “trovant” u përdor për herë të parë në literaturën gjeologjike nga Rumania,” tha Dr Ticleanu.
Vizitorët në vendin e Costeşti mund të ecin pranë larmisë së madhe të gurëve trovant sferikë dhe elipsoidë, të cilët rriten ngadalë me kalimin e kohës në prani të ujit të shiut.
Ato përbëhen kryesisht nga një bërthamë guri e fortë, e rrethuar nga rëra që formon guaskën.
Mineralet në ujin e shiut formojnë një reagim brenda që ndërton presion brenda, gjë që e bën shkëmbin të rritet dhe të shumohet.
Ashtu si unazat që përbëjnë perimetrin e pemëve, trovant zbulojnë shtresa kur priten, secila përfaqëson një periudhë rritjeje.
Edhe pse jo të gjallë në kuptimin shkencor, vendasit dhe turistët njësoj i kanë përshkruar ata si ‘të gjallë’ për shkak të mënyrës se si duket se ndryshojnë me kalimin e kohës.
Costeşti nuk është i vetmi vend ku gjenden gurët trovant; një studim i bashkautorizuar nga Dr Ticleanu i përshkruan ato në të gjithë zonën Karpate të Rumanisë.