22 banesa rezultojnë të dëmtuara në Klos, Gurrë dhe Xibër nga tërmeti me magnitudë 4.7 që ra mbrëmjen e së dielës me epiqendër në Xibër.
Kështu, 12 banesa në fshatrat e Klosit por dhe në qytet janë raportuar të dëmtuara. 8 të tjera janë raportuar të dëmtuara në Xibër dhe 2 në Gurrë.
Ndërkohë, mëngjesin e sotëm ka patur mbledhje të Shtabit të Emergjencave në Bashkinë Klos ku u bë bilanci i dëmeve të raportuara.
Tërmeti me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter shkundi Shqipërinë në orën 22:37 gjatë mbrëmjes të së dielës, ndërsa u pasua nga disa pasgoditje gjatë natës dhe mëngjesit.