11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDigjet mobileria në Pogradec/ Kush e paguan dëmin nëse biznesi është i...

Digjet mobileria në Pogradec/ Kush e paguan dëmin nëse biznesi është i pasiguruar?

Një punishte druri ka marrë flakë gjatë natës në Pogradec.

Rreth orës 00:30 në mesnatë është dhënë njoftimi për zjarrin në punishte ndërsa forcat zjarrfikëse shkuan në vendngjarje.

Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri mund të ketë rënë, nga shkaqe aksidentale. Ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Pse nevojiten siguracionet dhe cilat janë më jetiket për një biznes?

Sigurimi i biznesit është shumë i rëndësisshëm për biznesin, i vogël apo i madh qoftë.

Nëse nuk jeni te siguruar, si pronar, mund të përballeni me rrezikun që të paguani vetë dëmet e shkaktuara.

Në varësi të dëmit ju mund të rrezikoni edhe faleminetin.

Sigurimi i pronës

Sigurimi i pronës së biznesit mbron pronat e një kompanie dhe asetet fizike kundër dëmtimit për shkak të zjarrit, apo rreziqeve të tjera si tërmeti, përmbytja, vjedhja, etj.

Ky siguracion ndihmon në minimizimin e dëmit financiar, duke dëmshlërblyer ato ose duke e kthyer pronën tuaj në gjendjen paraprame.

Sigurimi i makinerive

Polica e sigurimit të makinerive mbron biznesin tuaj nga kostot e larta të riparimit në rast defektesh të rënda, apo dëmtimi, si dhe ju mbron në rast se jeni të detyruar të ndërprisni aktivitetin tuaj për një periudhë kohe, në pritje të riparimit.

Sigurimi nga aksidentet për punonjësit

Sigurimi nga aksidentet për punonjësit ju mbron nga paditë ose pretendimet që rezultojnë nga dëmtimet e punonjësve që ndodhin si pasojë e natyrës së punës së tyre. Një policë e tillë sigurimi mbulon dëmshpërblimet për paaftësim, dëmshpërblimet në rast vdekjeje aksidentale, si dhe shpenzimet mjekësore për punonjësit e aksidentuar.

Mbroni biznesin që investimi juaj të mos shkojë dëm…

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat