16.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZbardhet dokumenti/ 47 mln $ për Qukës-Qafë Plloçë, kredi me interes 2%

Zbardhet dokumenti/ 47 mln $ për Qukës-Qafë Plloçë, kredi me interes 2%

Rruga Qukës-Qafë Plloçë do të jetë gati në vitin 2024.

47 milionë dollarët e marrë me kredi nga Fondi Saudit për Zhvillim janë dekretuar nga Presidenti i Republikës, bashkë me marrëveshjen e plotë të publikuar në Fletoren Zyrtare.

Puna për rrugën që ka nisur në vitin 2009 duhej të mbyllej në vitin 2019, por nevojat për financime shtesë kanë bërë që ajo të shtyhet me 5 vjet të tjerë. Dhe me paratë në dispozicion, pritet të ndërtohen një sërë veprash inxhinierike.

Sipas marrëveshjes, kredia e Bankës Islamike do të shlyhet për 25 vite, ndërsa pala shqiptare do të paguajë një tarifë huaje me interes 2% në vit, mbi  shumën e principalit të Huas së tërhequr.

Boshti Qukës-Qafë Plloçë me gjatësi 43 km është pjesë e korridorit rrugor Tiranë-Korçë dhe parashikon të ulë me 1 orë rrugën nga kryeqyteti për në juglindje. Me fondin 47 mln dollarë të huazuar tashmë, vlera e përgjithshme e investimit është rritur në 182 milionë dollarë.

Për qeverinë dhe kompaninë ndërtuese, problemet gjeologjike të tokës, kanë zgjatur punimet në këtë projekt.

LEXO EDHE: Shqipëria, dendësinë më të ulët të rrjetit të transportit rrugor/ Vetëm 24.7 km autostradë, 260 km rrugë interurbane kryesore

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat