15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreRusia vendos 36 orë armëpushim me Ukrainën

Rusia vendos 36 orë armëpushim me Ukrainën

Propozimi i njëanshëm i Moskës për armëpushim në Ukrainë, ka hyrë në fuqi në orën 04.00 të mëngjesit me orën evropiane. Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar armëpushimin e përkohshëm deri në mesnatën e të shtunën, që me orën evropiane i bie 09.00 në mbrëmje.

Ky armëpushim është kërkuar dhe nga Patriarku Kirill, më datë 6 dhe 7 janar, sepse përkon me Krishtlindjet Ortodokse ruse. Mirëpo, Kievi nuk ka rënë dakord dhe ashtu si Ukraina, edhe SHBA e ka quajtur një dredhi cinike.

Presidenti Volodymyr Zelensky thotë se Moska dëshiron të përdorë festën e Krishtlindjeve ortodokse si “mbulesë” për tu rifurnizuar dhe për të ndaluar përparimet e Ukrainës në rajonin lindor të Donbasit.

Edhe Serhiy Hayday, kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhanskut, i tha televizionit ukrainas: “Lidhur me këtë armëpushim – ata thjesht duan të marrin një lloj pauze për një ose dy ditë, për të tërhequr edhe më shumë rezerva, për të sjellë më shumë municion.”

Ndërkohë, presidenti amerikan Joe Biden shprehu skepticizëm të enjten, duke u thënë gazetarëve se ai “nguron të përgjigjet çdo gjë që thotë Putini. Mua më dukej interesante. Ai ishte gati të bombardonte spitalet, çerdhet dhe kishat në 25 (dhjetor) dhe Vitin e Ri”.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat