15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAfro 1.2 miliardë lekë për Sigurimin e Jetës në Tiranë, ja kompania...

Afro 1.2 miliardë lekë për Sigurimin e Jetës në Tiranë, ja kompania që dominon tregun

Afro 1.2 miliardë lekë kanë paguar qytetarët shqiptarë për sigurimin e jetës gjatë vitit 2020, kur edhe pandemia Covid-19 ishte në kulmin e saj.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, vlera më e lartë e primeve të shkruara bruto për sigurimin e jetës është regjistruar në Tiranë me rreth 1 miliard lekë, e ndjekur nga Durrësi dhe Shkodra, ndërsa më e ulta në Dibër me 495 mijë lekë.

Lexo edhe: Gjeografia e Sigurimeve 2020, sipas prefekturave

Banorët e Tiranës kanë paguar për të gjitha llojet e sigurimit, si jetë debitori, jeta në grup, jetë e kombinuar, jeta dhe shëndeti në udhëtim, plani i “pagesave cash” si dhe jeta me kursim, ku kjo e fundit zë një pjesë të konsiderueshme.

Sa i takon, numrit të kontratave të siguracioneve të jetës sipas prefekturave, totali regjistrohet në 89.689 përgjatë gjithë vitit që lamë pas ndërsa Tirana sërish zë vendin e parë me mbi 71 mijë kontrata jete dhe Dibra përsëri listohet në vendin e fundit me vetëm 73 kontrata.

Sa i përket kompanive të sigurimit, SIGAL UNIQA Group Austria është dominuese duke zënë 54.81% të tregut, e përkthyer në lekë mbi 577 milionë lekë. Thuajse 3-fishin e kompanisë që rënditet e dyta me 208 milionë lekë.

Edhe sa i takon dëmeve të paguara, SIGAL UNIQA Group Austria rënditet e para në Prefekturën e Tiranës me 123,863 milionë lekë, më shumë se dyfishin e kompanisë që rënditet e dyta me 50 milionë lekë.

TË DHËNAT PËR PREFEKTURËN TIRANË 

Lexo edhe: Rreziku i dëmeve në timon/ Më i larti në Tiranë, më i ulëti në Berat

Raporti i plotë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat