14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBilanc lufte nga aksidentet rrugore/ Në dy ditë 5 viktima dhe 9...

Bilanc lufte nga aksidentet rrugore/ Në dy ditë 5 viktima dhe 9 të plagosur

Aksidentet rrugore vijojnë të shkaktojnë viktima dhe të plagosur në këtë fillimviti.

Një aksident i rëndë ndodh8 pasditen e sotme në Rrugën e Arbrit, në afërsi të urës Qeranecit, pranë fshatit Gjoricë.

Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, kanë humbur jetën 3 persona dhe kanë mbetur të plagosur 4 të tjerë.

Viktimat:

1. Kujtim Istrefi ( Dehari ) – 57 vjeç (Maqellarë – Dibër)

2. Murat Istrefi (Dehari) – 76 vjeç (Maqellarë – Dibër)

3. Lulëzime Istrefi (Dehari) – 45 vjeç (Maqellarë – Dibër)

Të plagosur:

1. Mërgim Lazri – 25 vjeç (Bllatë e Epërme – Dibër)

2. Edison Lazri – 29 vjeç (Bllatë e Epërme – Dibër)

3. Firuze Istrefi – 56 vjeç (Maqellarë – Dibër)

4. Kadrie Markeçi – 19 vjeç (Shupenzë -Dibër)

Policia në një njoftim për mediat sqaron se në aksident janë përfshirë 2 mjete, të cilat janë përplasur kokë më kokë.

Dyshohet se mjeti tip “Mercedes Benz 240” ku udhëtonin Kujtim dhe Murat Istrefi me 2 bashkëshortet Lulzime dhe Firuze Istrefi, ka dalë nga një rrugë dytësore duke dalë nga fshati Gjoricë ku kishin qenë për vizitë dhe në momentin që kanë dalë në rrugën nacionale i kanë prerë rrugën mjetit tip Mercedez me targa angleze.

Si pasojë e shpejtësisë, përplasja ka qenë shumë e fuqishme dhe mjeti ku udhëtonin viktimat është ndarë në 2 pjesë.

LEXO EDHE: Sigurimi i Përgjegjësisë për palët e treta/ Çfarë duhet të dimë si drejtues automjetesh…

Një ditë më parë, në Divjakë, nga dy aksidente të ndryshme humbën jetën dy persona dhe u plagosën 5 të tjerë.

LEXO EDHE: Dy aksidente në 30 minuta në Divjakë, 2 viktima dhe 5 të plagosur

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat