15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetProfesionet që pritet të paguhen më shumë në 2023! Sektorët që do...

Profesionet që pritet të paguhen më shumë në 2023! Sektorët që do të kenë rritjen më të lartë të pagave

2023-shi sapo ka trokitur dhe individët kanë  filluar të bëjnë llogaritë e prioriteteve, teksa çmimet dhe kostot e jetesës janë rritur ndjeshëm.

Bizneset, nga ana tjetër, po e ndiejnë gjithnjë e më shumë mungesën e fuqisë punëtore, për shkak të emigracionit të lartë dhe “refuzimit” të të rinjve për të punuar në profesione që paguhen pak.

Por, ky vit mund të ketë lajme të mira për shumë punonjës në vend, në gati të gjithë sektorët.
“Viti 2023 do të sjellë rritje pagash për të gjithë, por disa kategori do të kenë rritje më të lartë”, parashikon Erald Pashaj, Administrator i EPPC Albania & Kosovo, kompanisë së specializuar në fushën e trajnimit dhe zhvillimit të stafit; kërkimit dhe seleksionimit; konsulencës dhe sondazhit të pagave dhe stafit me qira.
Sipas tij, rritjet më të larta do të jenë për pagat e ulëta, por edhe për disa kategori p.sh. teknologji informacioni apo teknik.
Rritja do të jetë më e lartë për pagat e ulëta, p.sh., punëtorë në prodhim deri në 20% dhe kategoritë Teknik (mekanik, elektrik, ndërtim, kondicionim, etj.), ustallarë, inxhinier, sepse këto kategori kanë jo vetëm kërkesë të brendshme, por tërhiqen edhe nga jashtë, për të punuar në vende si Kroacia, Sllovenia, Hungaria, por edhe Italia, Zvicra dhe Gjermania, të cilat kanë kërkesë të lartë.
Ndërsa rritja +20% për punonjës të pakualifikuar vjen për shkak të mungesës së tyre në treg, por edhe me mosinteresimin nga një pjesë e popullsisë për të mos punuar me paga të ulëta.
Në të dy këto kategori ndikon edhe largimi nga vendi, i cili çdo vit ul mesatarisht me -40,000 punonjës aktivë të cilët largohen nga Shqipëria. Mënyra e parë për të frenuar largimin e punonjësve është ndërhyrja në rritjen e pagës, dhe madje rritje e ndjeshme”, rekomandon Pashaj.
Sipas tij, pika kulmore e ofrimit të pagave edhe më të larta do të jetë qershori 2023, kur sektori i turizmit dhe ndërtimit do të japë maksimumin e pagave për të tërhequr dhe për të mbajtur forcën e punës; turizmi përpara sezonit turistik 2023 dhe ndërtimtaria për të gjitha veprat në ndërtim dhe ato që kanë marrë leje dhe do të ndërtohen.

 

Sipas tabelës së përllogaritur nga EPPC, për punonjësit e fasonit psh, paga minimale neto pritet të shkojë në gati 49 mijë lekë/muaj në 2023, nga 45 mijë lekë në 2022. Paga e një asistenti do të arrijnë 43 mijë lekë, nga 40 mijë lekë.

Për punonjësit e financës, paga minimale neto nga 70 mijë pritet të arrijë në gati 76 mijë lekë/muaj.

Për programuesit, vlerësimi mujor nga 100 mijë lekë mund të shkojë në 108 mijë lekë.

Burimi: EPPC*

* Pagat më të larta janë paga reference informuese, sepse paga e gjithsecilit varet edhe nga shumë faktorë të tjerë ndikues. Në mënyrë që të përcaktohet paga e saktë për një pozicion duhet përputhur me përshkrimin e punës të secilit, hollësitë për secilin pozicion, et.j, por sa më lart është një informacion referues marrë nga kompani vendase të mesme deri në kompani të huaja të mëdha, pra ka një spektër të gjerë dhe për kompetenca të ndryshme që kërkohen dhe vlerësohen nga secila kompani përkundrejt secilit punëmarrës.

Pritet rritje e pagave  dhe politikave shpërblyese dhe për drejtuesit

Politikat e shpërblimit pritet që të vijojnë të jenë nxitëse dhe për drejtuesit e menaxherët.

“Edhe pagat e larta që nga Drejtori i Përgjithshëm, (CEO), apo drejtuesit e departamenteve (CEO-1) do të kenë rritje gjatë 2023. Rritja e tyre nuk do të jetë në të njëjtën përqindje si pagat e ulëta, por në vlerë absolute edhe këto pozita do të shënojnë rritje të ndjeshme.

Konkurrenca për talente për profile të tilla do të vazhdojë të jetë e lartë gjatë 2023 dhe pagat do të rriten”, parashikon Pashaj.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat