Industria e sigurimeve ka qenë gjithmonë një biznes me klientin në qendër, por ngritja e teknologjisë dixhitale i ka dhënë klientëve më shumë pushtet se sa kurrë më parë.
Tani klientët janë të aftë të blejnë për çmimet më të mira, të krahasojnë produkte të ndryshme, dhe të gjejnë siguruesin më të përshtatshëm për nevojat e tyre vetëm me disa klikime.
Në përgjigje të kësaj, siguruesit po fokusohen gjithnjë edhe më shumë në ofrimin e përvojës superiore ndaj klientëve. Kjo përfshin ofrimin e produkteve dhe shërbimeve më të personalizuara, si edhe bërjen më të lehtë për klientët për të bërë biznes me ta nëpërmjet kanaleve dixhitale.
- Ofrimi i produkteve dixhitale të përshtatura sipas nevojave të klientit
Përshtatja e një produkti sipas nevojave individuale nuk është një koncept i ri, por që është bërë i mundur falë avancimeve në teknologji, veçanërisht analiza e të dhënave dhe të mësuarit përmes makinerive. Në të shkuarën, siguruesit janë varur nga studimet e klientëve dhe forma të tjera të kërkimeve të tregut për të mbedhur të dhënat e domosdoshme. Por tani, me shumimi ne të dhënave, siguruesit mund të përftojnë një gamë shumë më të gjerë të dhënash, duke përfshirë median sociale, kërkimin e të dhënave në internet dhe madje edhe pajisjet elektronike që mbahen me vete.
Këto të dhëna ndihmojnë për të përftuar një kuptim më të thellë të klientëve të tyre dhe për të ofruar produkte të cilat përputhen me nevojat e tyre.
- Vetshërbimi
Një nga tendencat më të mëdha në sigurime është rritja e pritshmërive midis klientëve për vetshërbimet. Falë portaleve online dhe aplikacioneve në celular, tani klientët presin që të bëjnë më shumë gjëra vetë pa qenë nevoja që t’i bien telefonit për një përfaqësues shërbimi ndaj klientit.
Siguruesit po investojnë në instrumente dixhitale të vetshërbimit të tilla si gjeneratorët e kuotimit online dhe chatbot-et. Këto instrumente i lejojnë klientët të marrin më shumë informacione që kanë nevojë pa qenë nevoja që të presin apo të kërkojnë nëpërmjet proceseve më komplekse.
- Zgjerimi i kanaleve dixhitale
Tradicionalisht sigurimet janë shitur përmes kanaleve fizike (ballë për ballë), duke përfshirë agjentët dhe brokerat, rishitësit, zyrat dhe call centres. Por tani, kanalet dixhitale po fitojnë më shumë famë. Teksa klientët janë më rehat për t’i kryer punët e tyre online, siguruesit po zgjerojnë kanalet dixhitale për klientët për të plotësuar këtë kërkesë. Përveç faqeve tradicionale të internetit dhe kanalet e vetëshërbimit në celular, siguruesit tani po oforjnë chatbots, asistentë virtualë për klientët dhe madje edhe shërbime më zë për klientët.
Një studim i vitit 2020, me ekzekutivët e sigurimeve evropiane gjeti se, 89% e të anketuarve presin një përshpejtim të konsidreueshëm të dixhitalizimit, dhe që duhet t’i paraprijnë gjithashtu kalimit tek një përzierje e kanaleve të shitjes.
- Rritja e sigurimeve të bazuara tek përdorimi
Sigurimi i bazuar tek përdorimi është një lloj sigurimi që faturon klientët bazuar në përdorimin e tyre aktual. Më e zakonshmja nga këto është sigurimi paguaj po aq saç e përdor makinën, e cila i faturon klientët bazuar në numrin e kilometrave që ata kryejnë.
- Rritja e telematikës në sigurime
Telematika është një teknologji që mundëson gjurmimin e të dhenave rreth lëvizjeve të automjeteve, dhe po përdoret gjithnjë edhe më shumë nga siguruesit për të mbedhur më shumë të dhëna mbi zakonet e drejtimit të makinës së klientëve të tyre.
Adoptimi i produkteve të sigurimit të bazuar tek telematika po udhëhiqet nga dëshira për të ofruar çmime më të persoalizuara ndaj klientëve. Duke ditur me saktësi se kur e nget makinën një klient, siguresit mund të vlerësojnë më mirë riskun ku ata mund të përfshihen dhe të vendosin çmimin e sigurimeve në përputhje me këtë.
Telematika mund të përdoret gjithashtu për zbulimin e sjelljeve mashtruese.
- Puna nga shtëpia është një model që do të vazhdojë
Pas pandemisë COVID-19, kultura e punës në distancë do të vazhdojë. Sipas studimeve më të fundit, numri i punonjësve që thonë se nuk duan të kthehen në zyrë me kohë të plotë po rritet gjithnjë edhe më shumë.
Për siguruesit, kjo do të thotë se ata duhet të mbështesin punonjësit e tyre për të kryer detyrat e tyre në distancë. Puna manuale ka dalë nga moda nga pandemia (me disa përjashtime të vogla), nuk ka më nevojë për punë me letra dhe nuk kërkohet më prania fizike e punonjësve.
- Mbledhja e të dhënave dixhitale
Sipas studimeve të fundit, mesatarisht, kompanitë e sigurimit mbedhin vetëm rreth 60% të të dhënave që atyre iu nevojiten për marrjen në sigurim. 40% tjetër ose nuk mblidhet kurrë apo mblidhet shumë vonë gjatë procesit.
Diçka e tillë jo vetëm që çon në frustrimin e klientëve, por gjithashtu ekspozon siguresit ndaj risqeve më të mëdha. Në një botë gjithnjë edhe më të dixhitalizuar, siguruesit duhet të jenë në gjendje që të mbledhin, analizojnë dhe veprojnë mbi të dhënat që ata kanë.
Duke transformuar mënyrën se si mblidhen të dhënat dhe format e klientëve, siguruesit mund ta bëjnë procesin më efiçient, të përmirësojnë kënaqësinë e klientëve dhe të reduktojnë risqet rregullatore.
Teknologjia e Internetit të Gjërave po fiton momentum në industrinë e sigurimeve, duke përfshirë vlerësimin e riskut dhe marrjen në sigurim. Më e rëndësishmja nga të gjitha, teorikisht Interneti i Gjërave mund të fuqizojë siguruesit që të lëvizin përtej rolit të tyre tradicional në një rol që mbron dhe parandalon risqet.
- Analizat parashikuese
Analizat parashikuese është një lloj inteligjence artificiale që përdporet për të bërë parashikime rreth ngjarjeve të ardhshme. Kjo teknologji po përdoret gjithnjë edh më shumë për të identifikuar faktorët e riskut dhe vendosjen e çmimeve në mënyrë të saktë.
Për shembull, nëse një sigurues e di se një klient ka më shumë gjasa që të përfshihet në në aksident në një kohë të caktuar të ditës apo nën disa kushte të caktuara moti, ata do ta vendosin çmimin e sigurimit bazuar në këto të dhëna që disponojnë.
- Interneti rrit nevojën për analiza të vazhdueshme me qëllime inovacioni
Në një epokë ku çdo gjë është e lidhur me internetin) mbështet teknologjinë e sigurimeve, duke ofruar të dhëna të sakta dhe në kohë reale. Kjo përmirëson saktësinë e vlerësimit të riskut.
Megjithatë, zbatimi i Internetit të Gjërave për vlerësimin e riskut ka shumë sfida, një prej të cilave është analizimi i të dhënave. Të dhënat e ofruara nga Interneti i Gjërave janë në kohë reale; fatkeqësisht, analiza në kohë reale lë shumë për të dëshiruar. Ne presim shumë inovacion në këtë hapësirë teksa kërkesat e tregut për Internetin e Gjërave kanë çuar në rritjen e analizave.
- Rritja e fokusit mbi vlerësimin e riskut përmes algoritmeve
Inteligjenca artificiale luan një rol të rëndësishëm në industrinë e sigurimeve. Instrumente e bazuar tek Inteligjenca Artificiale ofrojnë zgjidhje për operacionet e sigurimeve dhe ekipin e trajtimit të dëmeve.
Por të mësuarit përmes makinerive ka një vlerë që shkon përtej trajtimit të dëmeve; ajo ka fuqinë për t’i ndidhmuar siguruesit në automatizimin e të gjitha proceseve të tyre. Duke qenë se ,dokumentet po dixhitalizohen gjithnjë edhe më shumë, ato mund të analizohen me lehtësi përmes përdorimit të algoritmeve të Inteligjencës Artificiale, duke eliminuar përpunimin manual të tyre.
Diçka e tillë përmirëson shpejtësinë dhe saktësinë e trajtimit, jo vetëm në administrimin e policës së sigurimit, por gjithashtu në vlerësimin e riskut. Të mësuarit përmes makinerive dhe teknologjive të inteligjencës artificiale do të vazhdojnë të rriten në famë si mjete për vlerësimin e risqeve.
- Ndryshimi i kulturës nga trashëgimia tek inovacioni
Tradicionalisht sigurimet kanë qenë një industri shumë konservatore. Por tani apo po ndryshon me shpejtësi me dyndjen e gjakut të ri në formën e siguruesve dixhital, kompanive teknolgjike gjigante dhe start-up-eve novatore.
Industria ka kaluar nga konservatore në një industri të fokusuar tek invacioni, dhe kultura dixhitale.
Është e qartë se ne po kalojnë drejt më shumë inovacion, një përvojë më të mirë të klientëve dhe punonjësve, rritjen e zhdërvjellësisë dhe aplikacionet novatore të teknolgjive ekzistuese deri tek problemet e vjetra të sigurimeve të tilla si trajtimi i dëmeve sipas vlerësimt të riskut dhe shitja e policave të sigurimit.
- Siguruesit duhet të zhvillohen për të konkurruar
Konkurrenca po bëhet më e ashpër. Aktorë të rinj po hyjnë në treg, të tillë si siguruesit dixhital dhe kompanitë teknologjike gjigante. Në të njëjtën kohë, klientët po bëhen gjithnjë edhe më kërkues, duke pritur që siguruesit të ofrojnë një përvojë më të mirë për klientët e tyre.
Për të konkurruar, siguruesit duhet të evluojnë. Ata duhet të bëhen më të fokusuar tek klientët duke i vendosur ata në qendër dhe të fokusohen në ofrimin e një përvoje më të mirë ndaj klientëve. Ata duhet të adoptojnë gjithashtu teknolgjitë e reja të cilat do t’i ndihmojnë ata të bëhen më të zhdërvjellët dhe më efiçient.
- Nevoja për shpejtësi
Në këtë botë që po ndryshon me kaq shpejtësi, industria e sigurimeve është në presion për të ruajtur këtë ritëm ndryshimesh. Aktorët e rinj në treg po ofrojnë produkte dhe shërbime të reja me një shpejtësi më të lartë se siguruesit tradicional. Kjo do të totë se, siguruesit tradicionalë duhet të lëvizin më shpejt me qëllim për të mbetur ende të rendësishëm në treg. Ata duhet të jenë në gjendje të zhvillojnë dhe lançojnë shpejt produkte të reja, të hyjnë në tregje të reja dhe të ngjiten shpejt.
Për ta arritur këtë, siguruesit duhet të jenë më të zhdërvjellët. Ata duhet të adoptojnë teknologji dhe procese të reja të cilat do t’i lejojnë atyre të lëvizin më shpejt.
Transformimi dixhital nuk është më një opsion për siguresit; por një domosdoshmëri. Për të konkurruar në botën e re, siguruesit duhet të përqafojnë dixhitalen dhe ta përdorin atë në avantazhin e tyre.