24.5 C
Tirana
Friday, May 17, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreMos përdorni gazin për gatim! Rreziku që na kanoset çdo ditë nga...

Mos përdorni gazin për gatim! Rreziku që na kanoset çdo ditë nga ajri në shtëpi

A e dini se gatimi me gaz mund ta bëjë ajrin brenda shtëpisë tuaj deri pesë herë më të ndotur? Ky është rezultati i hulumtimit të publikuar në The Guardian, i cili hetoi rreziqet shëndetësore të shkaktuara nga përdorimi i sobave me gaz.

Nivele të larta të ndotjes u gjetën në ambiente të mbyllura. Studimi u krye nga një grup kërkimor nga Instituti Rocky Mountain që luftojnë për mbrojtjen e mjedisit në Shtetet e Bashkuara.

Gatimi me gaz çliron shumë emetime të dioksidit të azotit dhe monoksidit të karbonit në shtëpi, një situatë e rrezikshme veçanërisht për më të vegjlit në familje. Sipas The Guardian, raporti vërtetoi se fëmijët që jetojnë në shtëpi ku përdoren soba me gaz kanë 42% më shumë gjasa të vuajnë nga astma.

Emetimi i dioksidit të azotit mund të jetë gjithashtu përgjegjës për përkeqësimin e sëmundjes të tillë si sëmundja kronike obstruktive pulmonare, si dhe të jetë e lidhur me problemet e zemrës, diabetin apo edhe kancerin.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat