9.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRikthehen bastet sportive, Ibrahimaj: Hapen brenda 3-mujorit të parë të 2023

Rikthehen bastet sportive, Ibrahimaj: Hapen brenda 3-mujorit të parë të 2023

Brenda 3-mujorit të parë të vitit 2023, pritet të miratohet në Parlament ligji për bastet online, deklaroi ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, në një konferencë për situatën ekonomike në vend.

“Ne kemi punuar intensivisht gjatë muajve të fundit në ligjin për bastet sportive, me qëllim lejimin e basteve sportive online, jemi në proces të finalizimit gjatë vitit të ardhshëm do të fillojmë procedurat e miratimit ë të ligjit. Brenda 3-mujorit të parë të 2023, ky ligj pritet të miratohet në Parlament”.

Ndërsa analizoi të ardhurat për tremujorin e tretë të vitit, ministrja tha se Shqipëria ka rritjen më të lartë në rajon. Sektori i ndërtimit dhe i bujqësisë kanë pasur ndikim kryesor në rritje.

“Viti ka qenë një vit që ka shfaqur ecuri pozitive ekonomike dhe shifrat e INSTAT e tregojnë këtë. Për tremujorin e tretë shifrat e rritjes ekonomike tregojnë se rritja ekonomike ishte 4.02%, duke e çuar rritjen nëntë mujorit në 4.23%. Këto rritje janë reale të ekonomisë janë të zhveshura nga rritja e çmimeve.

Pritshmëria jonë për mbylljen e vitit 2022 vijon të mbetet në 3.7% dhe ecuria e tremujorit të 4-të e mbështet këtë rritje ekonomike. Në Shqipëri është shfaqur me një rritje 4% e cila është dhe rritja më e lartë në rajon, Kosova është rritur me 2.7%, Maqedonia e Veriut me 2%, Mali i Zi me 2.8% dhe Serbia me 1%.

Norma e inflacionit për nëntorin është 7.9 % nga 8.3 në tetor duke u ulur për herë të parë në këtë vit. Ndjeshëm më i ulët se vendet e rajonit. Ndikimin kryesor në inflacion e ka ushqimet dhe pijet që ka pasur norma rritje të çmimeve më të larta se norma e përgjithshme e inflacionit”, tha ministrja.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat