11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetGjeografia e Sigurimeve 2020, sipas prefekturave

Gjeografia e Sigurimeve 2020, sipas prefekturave

Gjeografia e Sigurimeve 2020 pasqyron në mënyrë të detajuar shpërndarjen e primeve të shkruara bruto, dëmeve të paguara si edhe primit për frymë, sipas prefekturave.

Duke analizuar shpërndarjen gjeografike të primit të shkruar bruto, vërehet një përqendrim i tregut të sigurimeve në prefekturat e mëdha, si Tirana me 59.24% të totalit të primeve të shkruara bruto gjatë vitit 2020, Durrësi me 7.41%, Fieri 5.52%, Shkodra 4.62%, Vlora 4.61%, Korça 4.52%. Kjo tendencë përqendrimi ka vijuar e tillë për një periudhë 13-vjeçare.

Një tregues tjetër i rëndësishëm i tregut të sigurimeve është dendësia e sigurimeve. Për vitin 2020 ky tregues është rreth 5,866 lekë për frymë, me një ulje rreth 302 lekë krahasuar me një vit më parë.

Përsa i përket primit për frymë sipas prefekturave, prefektura Tiranë me 10,780 lekë për frymë zë vendin e parë, e pasuar nga prefektura Gjirokastër me 5,465 lekë për frymë dhe më tej Durrësi me 4,214 lekë për frymë, Vlora me 4,074 lekë për frymë dhe Shkodra me 3,887 lekë për frymë.

Ky publikim përfshin gjithashtu edhe informacion të hollësishëm për dëmet e paguara gjatë vitit 2020 sipas prefekturave, duke krijuar edhe mundësinë e krahasimit të këtyre treguesve me ato të një viti më parë. Përsëri pjesën më të madhe të dëmeve të paguara e ka prefektura e Tiranës me 72.42%, e pasuar nga prefektura Durrës me 12.52%.

Raporti i plotë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat