17.5 C
Tirana
Wednesday, April 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDyfishohen sigurimet nga zjarret/ 7-mujori, AMF: Primet arrijnë në 1.2 mld lekë,...

Dyfishohen sigurimet nga zjarret/ 7-mujori, AMF: Primet arrijnë në 1.2 mld lekë, por bien dëmet e paguara

Teksa zjarret po bëhen  më të shpeshtë, qytetarët duket se kanë rritur ndërgjegjësimit për të siguruara pronat e tyre ndaj këtij fenomeni.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, për periudhën janar-korrik të këtij viti në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë vihet re një rritje prej 48.54% e volumit të primeve të shkruara bruto, ndërkohë që numri i kontrata u rrit me 10.08% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Por, ndryshe paraqitet situate në drejtim të dëmeve të paguara, që sipas AMF-së për 7-mujorin e këtij viti kanë shënuar një rënie të ndjeshme me 72.55%, në raport me periudhën janar-korrik 2020. Në total kompanitë e sigurimit kanë paguar dëme të shkaktuara nga zjarri dhe forcat e natyrës në masën e 605 mln lekë, nga 2.2 mld lekë që u paguan gjatë 7-mujorit të vitit të kaluar. Shuma e dëmeve të paguar për vitin 2021 është vetëm 15.64% e totalit.

Ndërkaq, tregu i sigurimeve vazhdoi të mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.54 % të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 7.25%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, primet e sigurimit vullnetar zënë 41.99%, ndërsa primet e sigurimit të detyrueshëm, 58.01% të totalit të tregut.

Nga ana tjetër, gjatë 7-mujorit, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 4,2 mld lekë ose 6.99% më pak se në periudhën janar-korrik 2020. Kjo ndryshe nga dëmet e paguara për sigurimin motorik, që pësuan rritje me 44.53% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke kapur vlerën e kapën vlerën e 2,38 mld lekëve.

Raporti i plotë i AMF

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat