16.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetÇmimet e larta ulin konsumin në vend, bien ndjeshëm importet në...

Çmimet e larta ulin konsumin në vend, bien ndjeshëm importet në Shqipëri

Çmimet e larta rezulton se po e reduktojnë konsumin në vend, duke ndikuar në uljen e importeve të shumë produkteve.

Sipas të dhënave të INSTAT, për 11 mujorin, importet në total, në sasi, u tkurrën me 6.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndonëse po blejnë më pak mallra, konsumatorët po i paguajnë ato shumë më shtrenjtë.

Po sipas INSTAT, importet në vlerë për janar-nëntor arritën në 7.3 miliardë lekë, me rritje 20% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. E përkthyer në vlerë, janë 143 miliardë lekë, ose 1.2 miliardë euro më shumë të paguara për të blerë më pak mallra në sasi.

Nga 96 kapituj, që raporton INSTAT, për gjysmën e tyre importet ishin në rënie në sasi.

Tkurrjen më të lartë në sasi e ka shënuar kapitulli “Lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit të tyre”, që u tkurr me 15% m bazë vjetore për periudhën janar-nëntor. Efektin e ka dhënë ulja e karburanteve, teksa importuesit pohojnë se rritja e çmimeve të naftës e benzinës ka ndikuar ndjeshëm në konsumin e tyre.

Që nga marsi, çmimi i naftës u rrit ndjeshëm duke kulmuar në 265 lekë/litër, nga 185 më parë, si rrjedhojë e efekteve të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Më pas çmimet mbetën të larta në rreth 220-240 lekë për litër dhe vetëm së fundmi kanë zbritur në rreth 200 lekë/litër. Ndonëse importet e këtij kapitulli në sasi ishin me rënie, në vlerë u rritën me 67%, ose rreth 480 milionë euro më shumë.

Materialet e ndërtimit, që shënuan rënie në pjesën e parë të vitit për shkak të shtrenjtimit të çmimeve e kanë marrë veten, duke iu rikthyer rritjes edhe në sasi. Importet e gizës dhe çelikut u zgjeruan me më pak se 1% në sasi, ndërsa të çimentos me 12%.

Në rënie të ndjeshme ishin drithërat, që u tkurrën me 24.5% në sasi për 11 mujorin, që sipas aktorëve të tregut është e lidhur me rënien e konsumit si pasojë e emigracionit dhe importin e sasive të larta në muajt e parë të vitit, duke krijuar rezerva.

Në rënie të fortë janë dhe plehëruesit, importet e të cilave në sasi ranë e 50%, që reflekton rënien e kërkesës për prodhim nga bujqësia, e ndikuar si nga emigracioni ashtu dhe shtrenjtimi i lëndëve të para, duke dekurajuar mbjelljet e reja. Në të kundërt, importet e zarzavateve janë rritur ndjeshëm me 32% në sasi, një tregues se rënia e prodhimit vendas po zëvendësohet nga importet.

Mjetet e transportit kanë rënë me 12% (e matur po në sasi). Aktorët e tregut të sigurimeve kanë pohuar se emigracioni po ndikon në uljen e numrit të përdoruesve të makinave, të cilën ata e masin përmes sigurimit të detyrueshëm të automjeteve.

Edhe konsumi i kafesë rezulton në rënie, me importet që janë tkurrur me 13% në sasi. Shoqata e bareve dhe restoranteve ka pohuar vazhdimisht se konsumi në bare e restorante ka ardhur në rënie.

Në nëntor, inflacioni arriti në 7.9%, çka nënkupton se çmimet mesatarisht janë rreth 8% më të shtrenjta se një vit më parë.

Ndonëse për herë të parë në në më shumë se një vit, inflacioni shfaqi shenja ngadalësuese, sërish ai mbetet afër niveleve më të larta që nga viti 1998. Shtrenjtimin më të lartë e kaë shënuar ushqimet, që janë produkti bazë i jetesës dhe karburantet./ Monitor

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat