11.5 C
Tirana
Saturday, May 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVetëm 1 në 7 aksidente rrugore shkaktohet nga këmbësorët/ Shoferët gjithmonë e...

Vetëm 1 në 7 aksidente rrugore shkaktohet nga këmbësorët/ Shoferët gjithmonë e më shumë fajtorë

Numri i aksidenteve si pasojë e sjelljes së këmbësorëve paraqitet në tendenca rënëse.

Kështu thuhet në publikimin më të fundit nga Instituti i Statistikave, INSTAT.

Sipas këtyre treguesve, përgjatë periudhës janar-nëntor 2022 janë regjistruar në total 1.060 aksidente nga ku 145 aksidente janë si pasojë e sjelljes së këmbësorit dhe 915 janë aksidente si pasojë e sjelljes së drejtuesit.

Të dhënat tregojë se këmbësorët po bëhen gjithmonë e më pak shkaktarë të aksidenteve nga viti në vit, pasi nëse do të shohim ecurinë e peshës së aksidenteve si pasojë e sjelljes së këmbësorëve ndaj totalit të aksidenteve ajo vijon në rënie.

Gjatë periudhës janar-nëntor të këtij viti pesha e aksidenteve si pasojë e sjelljes së këmbësorëve ndaj totalit të aksidenteve regjistrohet në 13.6%. Ndërkohë, gjatë së njejtës periudhë të vitit të kaluar ky tregues ishte 15.3%, ndërsa në vitin 2020, periudha e pandemisë, pesha regjistrohej në 14.1%.

Sipas të dhënave grafike pesha më e lartë e aksidenteve të shkaktuara nga këmbësorët regjistrohet në vitin 2017-të dhe në vitin 2018-të me 18.7% dhe 19.6%.

LEXO EDHEVala e aksidenteve dhe kostot në xhepat e qytetarëve/ Apel për Sigurimin e Përgjegjësisë ndaj Palëve të Treta

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat