Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, shumë pranë mbikalimit të Kamzës, ky tre automjete janë përpasur me njëra-tjetrën.
Mësohet se ka qenë drejtuesi i automjetit tip “Mercedes Benz”, i cili ka goditur nga pas makinën tjetër, duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.
Ambulanca dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e lagështirës në rrugë dhe mosrespektimit të distancës nga ana e drejtuesve të mjeteve.