11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFrikë të dalësh në rrugë! Siguroni makinën dhe shijoni udhëtimin

Frikë të dalësh në rrugë! Siguroni makinën dhe shijoni udhëtimin

Aksidentet rrugore po njohin një rritje graduale vit pas viti, ndërsa fatkeqësisht edhe numri i viktimave apo i të lënduarve është tepër i lartë.

Sipas shifrave zyrtare të INSTAT, në 7-mujorin e parë të këtij viti, janar-korrik, në vend janë regjistruar 114 aksidente rrugore me 118 viktima. Një rritje kjo me 34% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Për çdo viktimë në aksident, dëmi është afërsisht 60 milionë lekë. Pra, për 118 viktimat e sipërpërmendura kompanitë e sigurimeve duhet të paguajnë plot 7 miliardë e 80 milionë lekë. Ndërsa për të plagosurit 10,5 miliardë lekë.

Numri i lartë i aksidenteve dhe vlera gjithnjë në rritje e vlerës së dëmeve materiale të shkaktuara vetë mjetit motorrik, imponon mbrojtjen e pasurisë (mjetit tuaj) përmes sigurimit KASKO.

Për këtë arsye duhet zgjedhur kompania e duhur që trajton dhe paguan dëmin në kohë, që është SIGAL UNIQA Group Austria.

Si kompania lider në tregun e sigurimeve, SIGAL UNIQA Group Austria ka numrin dhe vleren më të lartë të dëmeve motorrike të paguara ne raportet me market share te primeve, referuar Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare (AMF).

Bazuar në shifrat zyrtare të këtij institucioni, në periudhën Janar-Korrik 2020, SIGAL pagoi mbi 3.7 miliardë lekë dëme motorrike. Ndërsa për të njëjtën periudhë, gjatë këtij viti ka një rritje me mbi 75% duke regjistruar 6.6 miliardë lekë dëme të paguara.

Vitin e shkuar, SIGAL UNIQA pagoi mbi 1.4 miliard lekë dëme sa i përket klientëve që kishin marrë sigurimin KASKO, ndërsa për periudhën Janar-Qershor 2021, SIGAL vijon të jetë kompania me shifrën më të lartë të dëmeve të paguara ne raprot me primet.

Kete vit, nga 4,34 miliardë dëme motorrike të paguara në total nga gjithë tregu, SIGAL UNIQA ka paguar rreth 924 milionë LEKË (923,718,000), duke vijuar të mbajë vendin e parë.

Si kompania që ka bilancin më pozitiv sa i përket pagimit të dëmeve, SIGAL UNIQA, mes shumë produkteve, ju këshillon të siguroni makinën tuaj duke blerë Sigurimin KASKO.

Sigurimi KASKO mbulon dëmet materiale në rast se makina juaj dëmtohet aksidentalisht, dëmtohet në parkim, dëmtohet nga persona keqdashës ose vidhet, kur digjet nga zjarri, rrufeja apo shpërthimi si dhe dëme nga fatkeqësitë natyrore.

Sa kushton?

Çmimi varet nga vlera e makinës suaj dhe rreziqet që doni të mbuloni.

Ju mund të përzgjidhni ato rreziqe për të cilat përballeni më shumë në jetën e përditshme ndërsa çmimet e sigurimit janë mëse i përballueshme, duke nisur nga 150 euro në vit.

Nuk duhet të harroni: nëse ju ndodh një aksident, me siguracionin Kasko të makinës tek SIGAL UNIQA ju do të keni mbulimin e duhur për t’u kujdesur për çdo shpenzim si pasojë e dëmtimit të makinës tuaj.

Mos harroni! SIGAL UNIQA bashkë me sigurimin KASKO mund të ofrojë falas edhe sistemin GPS për mjetet e siguruara kundra vjedhjes.

Mos u mendoni shumë! SIGAL UNIQA ka gjithçka që makina juaj të jetë e sigurtë në çdo kohë.

Nxitoni të blini paketën e sigurimit në çdo degë të kompanisë në qytetin tuaj, online në https://sigal.com.al/sigurimet-e-automjetit/sigurimi-kasko/ ose telefenoni në numrin e WhatsApp 0686062829.

Rrini të qetë! Me SIGAL, makina juaj është në duar të sigurta…

 

 

 

 

 

 

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat