SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, ka ndërmarrë iniciativa të njëpasnjëshme, të bukura dhe inovative duke dashur të jetë jo vetëm afër klientëve, por mbi të gjitha në linjë me tendencat e reja të zhvillimeve teknologjike.
Sot, SIGAL UNIQA vjen pranë klientëve, brenda e jashtë vendit, me “SIGAL ONLINE“, e cila ofron një mundësi fantastike për të aksesuar direkt nga celulari apo laptopi siguracionin që ju nevojitet, pavarësisht se ku ndodheni.
E kur gjatë dhjetorit fluksi i emigrantëve që zgjedhin të kalojnë pushimet e fundvitit në Shqipëri rritet, SIGAL UNIQA ju vjen në ndihmë që të kaloni pikat doganore shqiptare, pa pritur në rradhët e gjata.
POLICA KUFITARE
Sigurimi Kufitar i mjetit motorik ose “Polica Kufitare” është një sigurim i detyrueshëm dhe i ofrohet mbajtësit të mjetit motorik me targa të huaja, që qarkullon brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
SIGAL UNIQA merr përsipër përgjegjësinë civile të të siguruarit ndaj palëve të treta, kur ai përfshihet në një aksident dhe është përgjegjës për dëme materiale, pasurore dhe/apo shëndetësore.
ÇFARË MBULON?
- Dëmet materiale
Përfshihen të gjitha dëmet që shkakton mjeti shkaktar, si dëmet e mjeteve motorike, dyqane, shtëpi, pemë, kafshë, etj., me përjashtim të dëmit që pëson mjeti përgjegjës për ngjarjen.
- Dëmet shëndetësore
Përfshihen të gjitha dëmtimet që u shkaktohen personave të ndryshëm, përfshirë edhe pasagjerët, me përjashtim të dëmit që pëson drejtuesi i mjetit përgjegjës për ngjarjen.
Këto ndahen në tre lloje:
- Paaftësi e përkohshme
- Paaftësi e përhershme
- Vdekje
Kohëzgjatja e “Policës Kufitare” mund të jetë 15 ditë, 45 ditë, 1 muaj, 6 muaj ose 1 vit.
Raporti i AMF/ “Polica Kufitare” i besohet SIGAL UNIQA-s
Pak ditë më parë, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare publikoi raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-tetor 2022.
Sipas raportit, ashtu si në klasat e tjera të sigurimit, edhe tek “Polica Kufitare” SIGAL UNIQA rezulton kompania më e besuar.
Por mos harroni! Para se të mbërrini në Shqipëri, ju nevojitet edhe Sigurimi i Shëndetit, në mënyrë që të keni akses në një kujdes sa më të mirë shëndetësor, pa pasur frikë nga shpenzimet financiare.
Siguracioni “Jeto dhe Udhëto në Shqipëri” ofrohet në 3 opsione nga SIGAL UNIQA Group Austria, dy prej të cilave mund të blihen direkt online ndërsa opsioni i tretë mund porositet ONLINE në webfaqen e kompanisë.
Opsioni i parë, me limit moshe deri në 65 vjeç mbulon:
– Shpenzimet per mergjencat mjekesore në rast semundje ose aksidenti në Shqipëri deri në 10.000 euro
– Shpenzimet per Evakuim mjekësor dhe riatdhesim
– Shpenzimet per Urgjencat dentare
Opsioni i dytë, me limit moshe deri në 79 vjeç, mbulon:
– Shpenzimet për emergjencat mjekesore në Shqipëri deri në 5000 euro
– Shpenzimet per Urgjencat dentare
Opsioni i tretë mbulon:
– Shpenzimet për emergjencat mjekësore në rast sëmundjeje apo aksidenti në Shqipëri deri në 5000 euro
– Shpenzimet për urgjencat dentare
– Deri në 50% zbritje për shërbimet ambulatore nga rrjeti mjekesor SIGAL UNIQA
– Kujdesi parandalues (Check Up) një herë në vit
– Kujdesin për shikimin: vizite okulistike falas si edhe shërbime optike me zbritje në klinika të përcaktuara nga SIGAL UNIQA.
SIGAL UNIQA Group Austria është lidere në tregun shqiptar të sigurimeve dhe jo vetëm, ndërsa i është besuar prona, shëndeti, automjeti dhe gjithçka tjetër me vlerë që prej vitit 1999.
Që nga ajo kohë SIGAL është rritur dhe ka evoluar, por një gjë ka mbetur e njëjtë: angazhimi dhe përkushtimi ndaj klientëve. Kompania përmbush detyrimet e saj kontraktuale, duke paguar çdo vit miliona euro dëmshpërblime tek klientët e saj.
Pas suksesit të SIGAL UNIQA Group Austria qëndron një ekip drejtues me vizion e perspektivë të qartë për të përqafuar zhvillimet e kohës si dhe një armatë e tërë prej mbi 1000 punonjësish e agjentësh në të gjithë degët e kompanisë që janë të gatshëm ti shërbejnë me profesionalizëm klientëve, të cilët sot kanë kaluar shifrën 1 milionëve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku
Për çdp pyetje që mund të keni, shkruani në:
E-mail: [email protected]
WhatsApp: +355 68 60 62 829