SIGAL UNIQA Group Austria mbetet kompania numër 1 e sigurimeve në Shqipëri.
Këtë e vërteton edhe raporti më i fundit i AMF mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në vendin tonë për periudhën janar-tetor 2022.
Sipas raportit në fjalë, edhe sa i përket ndarjes së tregut, sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, mes 8 kompanive që ushtrojnë aktivitetin e tyre në tregun shqiptar të sigurimeve, SIGAL UNIQA vijon të jetë lidere, duke zenë 21,14% të tregut tek sigurimet e detyrueshme dhe mbi 40% tek ato vullnetare. Afro mbi 12% më shumë nga kompania e dytë në rankim.
SIGURIMI I DETYRUESHËM
SIGURIMI VULLNETAR
LEXO EDHE: SIGAL UNIQA, lidere e sigurimeve të Jo-Jetës/ Më e besuara dhe ajo që dëmshpërblen më shumë
PSE SIGAL UNIQA Group Austria?
Gjithnjë pranë klientëve, SIGAL UNIQA Group Austria ofron siguri, mbrojtje dhe komoditet maksimal.
Duke sjellë produkte unike për tregun e sigurimeve, të cilat kanë ndihmuar mijëra qytetarë në momentet më të vështira, siç ishte tërmeti i 2019-ës apo pandemia, kanë bërë që SIGAL të përforcojë pozicionin e saj në tregun shqiptar të sigurimeve.
Të përkushtuar dhe me profesionalizëm, afro 2000 punonjës dhe agjentë të SIGAL UNIQA shërbejnë te mbi 1 milionë klientë 48 produktet e sigurimit në rreth 1200 zyra në 3 shtete, me standarte tërësisht europiane.
Mbi 121 milionë euro asete dhe më shumë se 400 milionë euro dëme të paguara ndër vite, janë dëshmia më e madhe e fuqisë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë të SIGAL përballë klientëve.
Një tjetër element i rëndësishëm që i jep këtë pozicion në treg SIGAL-it është edhe Pagesa e drejtpërdrejtë e klientit përfitues, një formë kjo që tregu europian i sigurimeve ka kohë që e aplikon.
Një nismë e tillë ka bërë që klientët të rrisin besueshmërinë e tyre ndaj kompanisë dhe për pasojë edhe në rritjen e tregut të sigurimeve vullnetare.
Disa nga avantazhet e trajtimit të drejtpërdrejtë të dëmshpërblimit nga SIGAL UNIQA:
- Rritet cilësia e shërbimit ndaj klientit
- Ulet koha për dëmshpërblimin e nje klienti
- Rritet besueshmëria ndaj tregut të sigurimeve. Aktualisht, nëse një kompani zgjat procedurat, bën vlerësime të pasakta dhe vonon në pagimin e dëmshpërblimit, atëherë kjo ndikon negativisht për të gjithë tregun e sigurimeve.
- Nëse çdo kompani sigurimi do të trajtonte klientin e tij me shpejtësi dhe cilësi, kjo do të ndikonte në rritjen e besueshmërisë në treg dhe klientët do të ofroheshin edhe për siguracione vullnetare (shëndet apo pronë).
- Bëhet një vlerësim më i drejtë për dëmin e shkaktuar, pasi për dëme të rëndësishme ekspertiza mund të kryhet nga ekspertë të dy kompanive (përgjegjëse dhe shkaktare).
- Krijon kushte kushte pozitive për rritjen e tregut të sigurimeve vullnetare, duke rritur besueshmërinë ndaj tregut të sigurimeve në përgjithësi.
SIGAL UNIQA ka punuar prej më shumë se 23 vitesh të jetë më e mira në treg, jo vetëm nga madhësia por edhe nga cilësia e shërbimit të produktit që ofrojmë. Përveç produkteve unike dhe shërbimit më të mirë, SIGAL sjell në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut edhe eksperienën e një gjigandi si “UNIQA Insurance Group”, kompani që ka mbi 200 vite që është krijuar dhe që prej 23 mars 2007 zotëron rreth 87% të aksioneve të SIGAL.
Me mbi 23,500 punonjës, të cilët u shërbejnë rreth 16 milionë klientëve në 18 shtete të ndryshme, e bëjnë UNIQA Insurance Group një prej gjigandëve të sigurimeve në Europë dhe jo vetëm.
Nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, kompania austriake punon çdo ditë përmes 40 kompanive të saj të kthejë këtë biznes nga një ofrues i produkteve të sigurimit në një ofrues shërbimi të integruar që mbledh klientët e tyre aty ku ata qëndrojnë në “mjedisin e nevojave” të tyre individuale.
Në këtë frymë, “UNIQA Insurance Group# solli për herë të parë në Shqipëri përmes SIGAL, Sigurimin Privat të Shëndetit ndërsa sot kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon ofron shërbime inovatore për vendin dhe jo vetëm siç janë “TeleShëndet” apo “Jetë Plus”.