Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kinë, ku zjarri i madh në një fabrikë, u ka marrë jetën 38 personave.
Bëhet me dije se ngjarja ka nodhur në në qytetin kinez Anyang në provincën Henan. Zjarri ka rënë në orën 16:22 me orën të hënën në Kaixinda Trading në lagjen “high-tech” të qytetit dhe u shua plotësisht rreth orës 23:00.
Policia ka arrestuar një numër të paspecifikuar të dyshuarish në lidhje me zjarrin. Sipas gjetjeve paraprake, zjarri u shkaktua nga shkelje të protokolleve të saldimit elektrik, raportoi Henan Daily, duke cituar autoritetet.