14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomi32 shtetet pjesëmarrëse në "Katar 2022"/ SHBA në krye, por zviceranët më...

32 shtetet pjesëmarrëse në “Katar 2022″/ SHBA në krye, por zviceranët më të pasurit

Janë 32 shtetet pjesëmarrëse në Kupën e Botës “Katar 2002”, e cila startoi ditën e djeshme.

32 vende tërësisht të ndryshme mes tyre, si për traditat, edhe për historinë, jo vetëm nga pikëpamja futbollistike, por edhe nga pikëpamja ekonomike.

Sot do të bëjmë një renditje të vendeve pjesëmarrëse, në bazë të PBB nominale dhe PBB për frymë.

Italia është jashtë Kupës së Botës dhe përfundimisht do të renditej e 6-a për PBB nominale, nën Francën dhe mbi Kanadanë, me një GDP nominale prej 2.1 trilionë dollarësh dhe e 14-ta në PBB për frymë, me 35.551 dollarë.

Vendet më të pasura në Botërorin e Futbollit – Klasifikimi në bazë të PBB nominale

Duke analizuar PBB nominale të vitit 2021, të shprehur në miliard Dollar amerikanë, në krye të klasifikimit është SHBA, me 23.000 miliardë dollarë, ndjekur nga Japonia (4.937 miliardë) dhe Gjermania (4.223 miliardë).

Top 5 mbyllet me Anglinë (3.198 miliardë) dhe Francën (2.937 miliardë).

Në fund të klasifikimit shohim tre vende afrikane Tunizinë (47 miliardë), Kamerunin (45 miliardë) dhe Senegali (28 miliardë).

Klasifikimi i plotë

1. SHBA: 23.000 miliardë dollarë;
2. Japoni: 4.937 miliardë;
3. Gjermani: 4.223 miliardë;
4. Angli: 3.198 miliardë;
5. Francë: 2.937 miliardë;
6. Kanada: 1.991 miliardë;
7. Koreja e Jugut: 1.799 miliardë;
8. Brazil: 1.609 miliardë;
9. Australi: 1.543 miliardë;
10. Spanjë: 1.425 miliardë;
11. Meksikë: 1.293 miliardë;
12. Holandë: 1.019 miliardë;
13. Arabia Saudite: 834 miliardë;
14. Zvicër: 812 miliardë;
15. Poloni: 674 miliardë;
16. Belgjikë: 600 miliardë;
17. Argjentinë: 492 miliardë;
18. Danimarkë: 397 miliardë;
19. Portugali: 250 miliardë;
20. Iran: 232 miliardë;
21. Katar: 180 miliardë;
22. Marok: 133 miliardë;
23. Ekuador: 106 miliardë;
24. Gana: 77,6 miliardë;
25. Uells: 77,5 miliardë;
26. Kroaci: 68 miliardë;
27. Kosta Rika: 64 miliardë;
28. Serbi: 63 miliardë;
29. Uruguai: 59 miliardë;
30. Tunizi: 47 miliardë;
31. Kamerun: 45 miliardë;
32. Senegal: 28 miliardë.

Vendet më të pasura në Botërorin e Futbollit – Klasifikimi në bazë të PBB për frymë

Duke marrë në konsideratë PBB për frymë për çdo vend, gjithnjë duke iu referuar vitit 2021, dhe të shprehur në miliardë Dollar amerikanë, klasifikimi ndryshon radikalisht. Në krye të klasifikimit renditet Zvicra, me 93.457 dollarë, kurse SHBA renditet e dyta, me 69.287 dollarë.

Në pozicionet e para gjejmë edhe Danimarkën (67.803 dollarë) dhe Katarin (61.276 dollarë).

Klasifikimi mbyllet me sërish tre vende afrikane: Gana (2.447 dollarë), Kameruni (1.661 dollarë) dhe Senegali (1.606 dollarë).

Klasifikimi i plotë

1. Zvicër: 93.457 dollarë;
2. SHBA: 69.287 dollarë;
3. Danimarkë: 67.803 dollarë;
4. Katar: 61.276 dollarë;
5. Australi: 59.934 dollarë;
6. Holandë: 58.061 dollarë;
7. Kanada: 52.051 dollarë;
8. Belgjikë: 51.767 dollarë;
9. Gjermani: 50.801 dollarë;
10. Francë: 43.518 dollarë;
11. Japoni: 39.285 dollarë;
12. Angli: 37.451 dollarë;
13. Spanjë: 36.115 dollarë;
14. Koreja e Jugut: 34.757 dollarë;
15. Uells: 28.132 dollarë;
16. Portugalia: 24.262 dollarë;
17. Arabia Saudite: 23.585 dollarë;
18. Poloni: 17.840 dollarë;
19. Kroaci: 17.389 dollarë;
20. Uruguai: 17.020 dollarë;
21. Kosta Rika: 12.508 dollarë;
22. Argjentinë: 10.729 dollarë;
23. Meksikë: 9.926 dollarë;
24. Serbi: 9.214 dollarë;
25. Brazil: 7.518 dollarë;
26. Ekuador: 5.934 dollarë;
27. Tunizi : 3.924 dollarë;
28. Marok: 3.496 dollarë;
29. Iran: 2.756 dollarë;
30. Ganë: 2.445 dollarë;
31. Kamerun: 1.661 dollarë;
32. Senegal: 1.606 dollarë, shkruan “Calcio e Finanza”.

Arkëtime rekord nga FIFA

Fitimet, të cilat FIFA ua zbuloi të dielën zyrtarëve nga më shumë se 200 vende anëtare të saj, janë 1 miliard dollarë më shumë se sa organizata përfitoi nga cikli i mëparshëm i Kupës së Botës në vitin 2018 në Rusi.

Të ardhurat shtesë u rritën nga marrëveshjet tregtare me mikpritësit e këtij viti.

“Qatar Energy” u bashkua së fundmi si një sponsor i nivelit të lartë dhe sponsorët e rinj të nivelit të tretë përfshijnë bankën e Katarit QNB dhe firmën e telekomunikacionit Ooredoo.

FIFA shtoi gjithashtu marrëveshje sponsorizuese të nivelit të dytë këtë vit nga platforma financiare “crypto.com” dhe “blockchain Algorand”, sponsori i saj i parë amerikan në më shumë se një dekadë.

Fituesit e Kupës së Botës në Katar do të marrin 44 milionë dollarë nga një vazo totale e çmimeve prej 440 milionë dollarësh.
Të ardhurat e organizatës ka të ngjarë të rriten deri në 10 miliardë dollarë për katër vitet e ardhshme, falë një strategjie të re financiare për futbollin e femrave dhe Kupës së Botës 2026 të zgjeruar në SHBA, Kanada dhe Meksikë, e cila do të shohë 48 skuadra të konkurrojnë për herë të parë.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat