11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShtrëngata dhe përmbytje/ Rrëshqitje gurësh në disa akse, në Shkodër dëmtohet një...

Shtrëngata dhe përmbytje/ Rrëshqitje gurësh në disa akse, në Shkodër dëmtohet një urë, një banesë dhe çatia e një shkolle

Gjatë fundit të ditës së sotme do të ketë reshje me intensitet të lartë, të cilat do të jenë më të përqëndruara në veri dhe në qendër të territorit.

Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjëve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.

Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

RESHJET

Sot priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Tiranë dhe Elbasan, ndërsa në qarqet Dibër, Lezhë, Durrës, Fier, Vlorë, Gjirokastër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive, raporton IGJEUM.

Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjitha qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Gjatë 24 orëve të fundit kanë vijuar reshjet e shiut në të gjithë territorin e Qarkut Shkodër.
Sipas informacionit të Emergjencave Civile, nga reshjet e rëna deri tani nuk janë konstatuar probleme në sistemin e kullimit dhe mbrojtjes nga vërshimi i lumenjve.

Nga bashkia Shkodër informohemi se si pasojë e reshjeve të shiut ka pasur rënie gurësh në aksin rrugor Prekal – Breglumi.

Në rrugën e Dukagjinit ka pasur rrëshqitje dherash e gurësh për të cilat do të punohet me anë të një fadrome për largimin e tyre. Ndërkohë në Theth një natë më parë pati prurje të shumta të lumit të Shalës, por pa pasoja të rënda. Ura që lidh fshatin Theth me Ndërlysaj nuk është dëmtuar nga reshjet, por firma që po punon për rrugën e re atje, ka ndërhyrë pasi do të bëje rikonstruksionin e plotë të urës.

Nga bashkia Vau Dejës informohemi se në NjA Vig Mnelë ka bllokim të disa rrugëve nga prurjet e lumit Gjadër.

NjA Vau Dejës prurjet në përroin Gline dhe Tamzë kanë qenë më të ulëta pasi Bashkia në bashkëpunim me DRUK kanë bërë pastrimin e tyre në të gjithë gjatësinë. Nuk ka energji elektrike në NjA Vau Dejës dhe NjA Hajmel.

Nga bashkia Fushë Arrës informohemi se si pasojë e reshjeve të shiut është dëmtuar një banesë në fshatin Dardhë të NjA Blerim, banesa e shtetasit Nikoll Pjetër Kola me dy anëtarë. Po ashtu janë dëmtuar rrugët rurale në NjA Iballë dhe NjA Fierzë.

 

Nga bashkia Malësi e Madhe informohemi se si rezultat i shirave të rëna gjatë natës ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në NjA Shkrel, NjA Kastrat, NjA Kelmend.

Nga bashkia Pukë informohemi se në NjA Qelëz është dëmtuar totalisht aksi rrugor Qelez- Ukth Maja e Mirgës. Ka pasur rrëshqitje të rrugës në aksin rrugor të Kabashit Memaj Buhot, aksit rrugor Bicaj- Blinisht- Krovë.

NjA Gjegjan ka pasur dëmtim në çatinë e shkollës qendër Gjegjan. Në rrugët rurale ka prezencë inertesh si pasojë e shkarjeve të gurëve dhe dherave.

Kush paguan për përmbytjet dhe katastrofat natyrore?

Në Shqipëri 80% e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore vijnë nga përmbytjet, thotë Zyra e Kombeve të Bashkuara për Reduktimin e Rrezikut nga fatkeqësitë (UNISDR).

Përmbytjet, tërmetet, zjarret, stuhitë nuk janë një gjë e re jo vetëm për ne shqiptarët, por për askënd në botë, referuar edhe faktit që ndryshimet klimaterike po e shtojnë gjithmonë e më tepër “inatin e natyrës”.

Stuhitë, uraganet, ngrica dhe reshjet po vërshojnë nga njëri cep i botës në tjetrin, pa kursyer askënd.

Në gjysmën e parë të vitit 2022, fatkeqësitë natyrore kanë shkaktuar humbje të përgjithshme prej 65 miliardë dollarësh

Shirat ekstreme disa herë në ditë dhe përmbytjet në Australi përbëjnë peshën kryesore të humbjeve për industrinë e sigurimeve prej të paktën 3.7 miliardë dollarë.

Shtetet e Bashkuara edhe një herë mbeten vendi me humbjet më të mëdha si pasojë e motit.

Numri i vdekjeve si pasojë e fatkeqësive natyrore u rrit në 4,300 krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2021.

Nxehtësia ekstreme, thatësira dhe zjarret po rriten në shumë rajone të botës, ku efektin më të madh e kanë ndryshimet klimatike dhe frekuenca e shpeshtë e këtyre ngjarjeve.

Ndërsa në Shqipëri, dëmet nga fatkeqësitë natyrore përllogariten mbi 35 milionë euro në vit, pa llogaritur këtu vite si 2019 dhe 2020 ku kostot e 2 tërmeteve shkatërruese dhe të pandemisë COVID-19 janë shumëfish më të larta.

Por kush i paguan këto dëme? A arrihen të paguhen ndonjëherë këto dëme? A janë shqiptarët të mbuluar financiarisht? A janë ndërgjegjësuar qytetarët për të mbajtur vetë përgjegjësi për pronën e tyre apo akoma presin nga shteti?!

Tërmetet e 2019 dhe pandemia që pasoi ishin një leksion shumë i fortë për ne, jo vetëm sa i përket sprovës për jetën dhe ekonominë, por këto ngjarje na dëshmuan edhe një herë se qytetarët shqiptarë nuk mbajnë përgjegjësi për gjërat e tyre më të rëndësishme, siç është shëndeti dhe shtëpia, por vazhdojnë të presin “lëmoshë” nga shteti.

Katastrofat nuk përzgjedhin. Ato thjeshtë ndodhin dhe marrin përpara ç’të gjejnë. Rrezikshmëria e katastrofave nuk matet vetëm nga intensiteti i tyre por edhe nga mundësia që ka një vend për ti përballuar ato. Dhe kur vjen puna tek mundësitë e përballimit Shqipëria “ngel në klasë”, sepse vendi ynë nuk ka as kapacitete dhe as strategji për të përballuar dëmet financiare që vijnë nga fatkeqësi të tilla.

LEXO EDHE: Rreziku nga fatkeqësitë natyrore, raporti: Bashkitë me mungesë stafesh dhe fondesh

Sa herë bie tërmet apo sa herë ka përmbytje institucionet e shtetit “zgjohen”, ndërsa vetë qytetarët kërkojnë sigurimet pikërisht kur sapo u ka ndodhur ngjarja.

Dukuritë natyrore në Shqipëri janë cilësuar gjithmonë si “katastrofa”, ndërkohë që nëse do të ishin siguruar do të quheshin si “ngjarje sigurimi”.

Ne nuk mund të ndalojmë shiun, breshërin, tërmetin apo dukuri të tjera. Por ne mund të parandalojmë dëmet financiare që i pasojnë ato.

Praktika botërore ofron shembuj shumë të suksesshëm, ku këto rreziqe janë të detyruara me ligj që të sigurohen, pasi ndikojnë negativisht në stabilitetin fiskal dhe performancën ekonomike të një vendi.

Një mënyrë të ishte që shteti ta marrë vetë përsipër që ti mbulojë këto katastrofa, duke blerë rreziqet nga kompanitë e sigurimeve në Shqipëri. Këto të fundit janë të risiguruara dhe bashkëpunojnë me disa nga kompanitë më me emër në botë, të cilat ofrojnë mundësitë për të mbuluar katastrofat natyrore të të gjitha përmasave në vend.

Mënyra tjetër është që shteti të ndërtojë një ligj, ashtu siç ka ndodhur në Turqi, në Greqi, në Rumani, në Poloni dhe pothuaj në të gjithë Europën ku sigurimi i banesave është i detyrueshëm.

Turqia, pas një tërmeti shkatërrues më 1999, aktivizoi mekanizmin e qujatur “Turkish Catastrophe Insurance Pool”, duke krijuar një rezervë prej 200 milionë dollarësh dhe kapacitete risigurues deri në 1 miliard dollarë në tregjet ndërkombëtare. Ky program uli ndjeshëm ekspozimin ndaj fatkeqësive natyrore.

E njëjta metodë mund të ndiqet edhe në Shqipëri, ku konsiderohen të jenë rreth 1 milionë banesa dhe biznese, primi i të cilave shkon rreth 30 milionë euro. Ky prim do të shkojë për blerjen e rreziqeve në kompanitë ndërkombëtare të risigurimeve, sepse sepse nevojitet që të krijohet një shtresë prej minimalisht 300 milionë eurosh në vit.

Primi i sigurimit për një familje shqiptare do të përllogaritej nga 10 deri në 70 euro. Ky prim paguhet një herë në vit dhe mbulon të gjitha rreziqte nga katastrofat natyrore.

Duke realizuar këtë këtë lloj sigurimi dhe duke patur një rezervë minimale, shteti mund të ndërhyjë vetëm për shtresat që janë në nevojë, që mund të jetë një vlerë 2-3 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër le të paguhet nga qytetarët, nga bizneset, nga ato që i kanë mundësitë për ti paguar, duke krijuar kështu një garanci për dëmet që mund t’u shkaktohen.

Në këtë mënyrë qytetarët do të kenë një marrëdhënie me industrinë private të sigurimeve dhe shteti do të luajë vetëm rolin e kontrollorit për tregun e sigurimeve, në mënyrë që siguruesit tu përgjigjen menjëherë qytetarëve në rast dëmesh.

Realizimi i njërës prej këtyre platformave, do të shmangte përfundimisht përgjegjësinë e shtetit ndaj qytetarëve, do ti jepte një frymëmarrje Buxhetit të Shtetit, ekonomisë së vendit dhe do të krijohej pavarësia e çdo familjeje nga shteti!

Sigurimet janë ato që të krijojnë personalitetin dhe dinjitetin e njeriut. Ato mundësojnë pavarësinë e çdo qytetari nga shteti. Sepse nëse je i siguruar që janë më të domosdoshme për vijueshmërinë normale të jetës atëherë ty nuk të intereson të dish as se kush është kryetari i bashkisë, as se kush është ministri i shëndetësisë, ministri i financave etj.

Mjafton të kesh kontratën që ke lidhur me kompaninë e sigurimeve, e cila do të të dëmshpërblejë për dëmet e pësuara.

Nëse humb paratë, nuk ke humbur asgjë
Nëse humb shëndetin, ke humbur diçka
Nëse nuk je i SIGURUAR, ke humbur PERSONALITETIN
Nëse ke humbur PERSONALITETIN, ke humbur DINJITETIN!
Nëse ke humbur DINJITETIN, ke humbur KARAKTERIN!
Nëse ke humbur KARAKTERIN, ke humbur GJITHÇKA
MBAJE MEND KËTË: Nëse do të jesh si çdo qytetar europian, i LIRË e plot DINJITET, SIGUROHU!

LEXO EDHE: Shtëpia juaj, prioriteti i SIGAL/ Të sigurosh “folenë familjare” nga zjarri dhe tërmeti për vetëm 5,000 Lekë në vit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat