17.5 C
Tirana
Wednesday, April 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRreziku nga fatkeqësitë natyrore, raporti: Bashkitë me mungesë stafesh dhe fondesh

Rreziku nga fatkeqësitë natyrore, raporti: Bashkitë me mungesë stafesh dhe fondesh

Fatkeqësitë natyrore edhe për shkak të ndryshimeve klimatike kanë ndryshuar agresivitetin dhe përsëritjen e tyre duke detyruar vende anembanë globit të angazhohen me plane të reja parandalimi.

Shqipëria është një nga vendet më të rrezikuara ku episodi më i fundit me ishte tërmeti i nëntorit 2019 që preku të paktën 11 bashki me pasoja fatale sidomos në disa prej tyre.

LEXO EDHE: 2 vjet nga tërmeti, Top News: SIGAL UNIQA siguron pronën, dëmshpërblime të plota

Në atë kohë theksi u vu tek menaxhimi i situatës nga strukturat e posaçme që prej disa kohësh po i nënshtroheshin ristrukturimit por pavarësisht reagimit në nivel kombëtar duket se minimizimi i pasojave apo reduktimi i riskut është i lidhur me angazhimin e të gjithë zinxhirit.

Një raport i mbështetur nga Banka Botërore dhe publikuar së fundmi sjell në vëmendje se bashkitë në vend vijojnë të ketë probleme sa i takon menaxhimit të fatkeqësive natyrore e lidhur kjo ngushtë me përgatitjen e stafeve, organizimin e tyre dhe disponueshmërinë e fondeve.

Pas zhvillimit të një sërë intervistave në hallka të ndryshme të institucioneve raporti vlerëson se janë hasur disa aspekte që kanë nevojë për vëmendje.

Stafet e bashkive kanë mangësi në kuptimin e koncepteve të reja. Jo të gjitha bashkitë kanë plotësuar drejtoritë/sektorët me staf të plotë.  Mënyra e mbajtjes së të dhënave në nivel vendor ndryshon nga bashkia në bashki dhe nuk është e unifikuar. Shumica e bashkive i mbajnë të dhënat në nivel raporte vlerësimi pas ndodhjes së fatkeqësive (elektronike ose të printuara), dhe disa bashki mbajnë në mënyrë elektronike të dhënat e këtyre raporteve. Ka mangësi në të dhënat që mbahen nga bashkitë përsa i përket vlerësimit të humbjeve dhe dëmeve. Ka paqartësi në mënyrën e raportimit të bashkive brenda institucionit dhe në nivelet e tjera të qeverisjes. Ka paqartësi në mënyrën e llogaritjes dhe përdorimit të fondit 4% të dedikuar për Mbrojtjen Civile. Të dhënat e fatkeqësive nuk janë të lidhura me informacion gjeografik. Bashkitë nuk kanë të dhëna në lidhje me riskun, të cilat shërbejnë për hartimin e Strategjisë dhe Vlerësimit të Riskut” thuhet ne dokument.

LEXO EDHE: Sigurimi nga katastrofat/ 92% e primeve në Tiranë, pjesa tjetër “zbuluar”

  • Në gjysmën e parë të vitit 2022, fatkeqësitë natyrore kanë shkaktuar humbje të përgjithshme prej 65 miliardë dollarë.
  • Shirat ekstreme disa herë në ditë dhe përmbytjet në Australi përbëjnë peshën kryesore të humbjeve për industrinë e sigurimeve prej të paktën 3.7 miliardë dollarë.
  • Shtetet e Bashkuara edhe një herë mbeten vendi me humbjet më të mëdha si pasojë e motit.
  • Numri i vdekjeve si pasojë e fatkeqësive natyrore u rrit në 4,300 krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2021.
  • Nxehtësia ekstreme, thatësira dhe zjarret po rriten në shumë rajone të botës, ku efektin më të madh e kanë ndryshimet klimatike dhe frekuenca e shpeshtë e këtyre ngjarjeve.

Shqipëria rezulton vendi më i rrezikuar në Europë sa i përket katastrofave natyrore.

Zhvillimet e dekadave të fundit, e sidomos ndryshimet klimatike kanë prekur drejtpërdrejt vendin tonë, duke e futur në rrethin e kuq të rrezikut.

Indeksi Botëror i Rrezikut i vendos vendit tonë koeficientin e riskut 8.46, ndërsa mesatarja për gjithë Europën arrin në 5.2.

Ndryshimi i klimës mund të shtoje më tej frekuencën e fatkeqësive të lidhura me motin, të tilla si përmbytjet dhe stuhitë”, deklaron Banka Botërore.

Ditët e fundit kemi dëgjuar në lajme për banesa të djegura dhe bagëti të vrara nga rrufeja; kemi dëgjuar për makina të shkatërruara nga rrebeshet e shiut dhe stuhitë e erës dhe për kultura bujqësore të dëmtuara nga breshëri.

Dhe të gjitha këto fenomene natyrore nuk janë në dorën tonëAs i parashikojmë dhe as i ndalojmë dot.

Por çfarë duhet të bëjmë për të qenë të sigurtë financiarisht në çdo rast?

Fatkeqësitë natyrore, përfshirë këtu edhe zjarret, shkaktojnë dëme miliona euro të cilat nëse nuk jemi të siguruar do të paguhen nga vetë çka do të thotë kosto shumë e rëndë për çdo familje shqiptare.

Por duke zgjedhur paketën e sigurimit nga SIGAL UNIQA Group Austria, që ju përshtatet më shumë, ju siguroni shtëpinë, pronën, biznesin, makinën apo fermën bujqësore e blegtorale nga çdo fatkeqësi natyrore që mund t’ju godasë e duke mos u shqetësuar aspak për kostot financiare që mund të kenë pas.

Çfarë ofron SIGAL UNIQA?

Sigurimi i shtëpisë

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-shtepise/

Sigurimi i biznesit

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-dyqanit-magazines/

Sigurimi i pronës private dhe ndërprerja e biznesit

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-prones-dhe-biznesit/

Sigurimi KASKO

https://sigal.com.al/sigurimet-e-automjetit/sigurimi-kasko/

Sigurimet e Bujqësise dhe Blegtorisë

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimet-e-bujqesise-dhe-blegtorise/

 

Ne nuk kemi forcën të shmangim shiun, breshërin, tërmetin apo temperaturat e larta. Por ne duke u siguruar mund të parandalojmë dëmet financiare që rrjedhin prej tyre.

Mos i mendoni siguracionet si taksa vjetore të detyrueshme por si një shërbim që ju mbron ju, familjen dhe pasurinë tuaj.

Mos harroni!

SIGAL UNIQA ju mundëson që çdo siguracion që ju nevojitet ta blini edhe ONLINE, pa qenë nevoja të paraqiteni në një prej zyrave të kompanisë.

Ju mjafton një celular ose laptop, internet dhe në pak minuta siguracioni që ju nevojitet vjen tek ju.

NËSE DONI TË SIGUROHENI KA VETËM 1 EMËR: SIGAL UNIQA Group Austria

Për më shumë informacione, kontaktoni në:

WhatsApp: 068 60 62 829

E-mail: [email protected]

LEXO EDHE: Të parët dhe më të mirët në treg/ Shqiptarët “i japin notën 10” SIGAL UNIQA-s në Sigurimin e Pasurisë

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat