21 marrëveshje dhe memorandume bashkëpunimi u nënshkruan sot në mbledhjen e dytë të përbashkët mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut mbajtur në Shkup.
Marrëveshjet janë në sektorin e energjisë, në sferën e sigurisë, digjitalizimit të shërbimeve konsullore, në sektorin e financave publike, kontrollin e përbashkët kufitar, në fushën e mbrojtjes e shëndetësisë, në art, kulturë etj.
Marrëveshjet që u nënshkruan
- Memorandum bashkëpunimi për çështjen e integrimit në BE ndërmjet Sekretariatit për Çështje Europiane të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Ministrit të Shtetit, Kryenegociatorit të Republikës së Shqipërisë.
- Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim në fushën e trajnimeve.
- Memorandumi bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim në fushën e digjitalizimit të shërbimeve konsullore.
- Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.
- Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë për formimin e ekipeve të përbashkëta të punës në sferën e sigurisë.
- Protokoll ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Qafë-Thanë.
- Protokoll ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Administratës Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë – Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të Republikës së Shqipërisë në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes për njohjen e ndërsjellë të operatorëve ekonomik të autorizuar – autorizimet për sigurinë dhe mbrojtjen (OEAS), ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
- Protokolli zbatues ndërmjet Ministrisë së Financave – Drejtoria e Doganës e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria për Financave dhe ekonomisë – Drejtoria gjenerale për doganë e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e marrëveshjes në mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë për vendosjen e vendkalimit të përbashkët kufitar në mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, i nënshkruar më 10.06.2021 në Tiranë për vendkalimin ndërkombëtar Qafë-Thanë (Republika e Maqedonisë së Veriut – Qafë – Thanë Republika e Shqipërisë).
- Memorandum Mirëkuptimi dhe bashkëpunimi në fushën e Financave Publike dhe Procesit të Aderimit në Bashkimin Europian ndërmjet Ministrisë së Financave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të Republikës së Shqipërisë.
- Memorandum bashkëpunimi në sektorin e energjisë ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të Republikës së Shqipërisë.
- Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes të Republikës së Shqipërisë.
- Marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë.
- Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë lidhur me lekturën/redaktimin gjuhësor të gjuhës shqipe.
- Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës të Republikës së Shqipërisë lidhur me zbatimin e gjuhës së shenjave të gjuhës shqipe.
- Programi për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë në fushën e arsimit dhe shkencës për periudhën 2023-2026.
- Memorandum bashkëpunimi në fushën e politikës sociale dhe mbrojtjen e fëmijëve ndërmjet Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë.
- Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë për rikthimin e ikonave të trafikuara ne vendin e tyre të origjinës.
- Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për delegimin e trafikut ajror dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.
- Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për vendosjen e transportit ndërshtetëror ndërmjet Liqenit të Ohrit.
- Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim për zhvillimin e lidhjes rrugore.
- Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës të Republikës së Shqipërisë në fushën e digjitalizimit.