8.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet60% e vdekjeve nga traumat, shkak aksidentet rrugore

60% e vdekjeve nga traumat, shkak aksidentet rrugore

Aksidentet rrugore rezultojnë të parat në listën e urgjencave në shërbimin e traumës. Ato kanë ardhur në rritje dhe shpesh përfundojnë me fatalitete.

Mjekët bëjnë të ditur se 6 në çdo 10 vdekje që ndodhin nga traumat kanë shkak një aksident automobilistik.

Me gjithë rritjen e mjeteve të lëvizshme jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë botën kemi rritje të numrit të rasteve me aksidente të cilët jo rrallëherë janë fatale që në vendngjarje apo në mbërritjen në spitale deri në 60% të rasteve të vdekjeve nga traumat, ato janë nga aksidente me mjete të lëvizhme, pa harruar aksidentet në punë, dëmtimet nga sulmet me mjetet e forta, të mprehta, apo armë zjarri që në vendin tonë nuk mungojnë”, shprehet për TV Klan Agron Dogjani, Kryetar i Shoqatës së Traumës.

Ndonëse vera shenon dhe pikun më të lartë të traumave, sërish çdo ditë në urgjencën e traumës paraqiten rreth 200 raste.

Për një periudhë dyvjeçare ra numri i rasteve pasi ishin periudhat e loockdoën, por menjeherë pas kësaj periudhe kemi një shtim të numrit të rasteve. Numri i rasteve varion, mund të kalojmë rreth 200 rasteve vetem urgjenca traumatike”.

Sipas shifrave zyrtare, gjatë 9-mujorit 2022, në Shqipëri janë regjistruar 884 aksidente rrugore (pa harruar edhe shumë aksidente që nuk raportohen).

1,257 qytetarë janë përfshirë në aksidentet rrugore gjatë Janar-Shtator 2022, ndërsa 122 është numri i viktimave.

Një automjet i drejtuar në kundërshtim me rregullat e qarkullimit është njësoj si një armë e mbushur në duart e gabuara, vret po njësoj.

Përfshirja në aksidente rrugore shkakton jo vetëm trauma dhe dhimbje, por edhe pasoja të parikuperueshme në të ardhmen, siç janë edhe ato financiare.

LEXO EDHE: Sigurimi i Përgjegjësisë për palët e treta/ Çfarë duhet të dimë si drejtues automjetesh…

Çfarë duhet të keni parasysh që të garantoni një udhëtim të sigurt me automjetin tuaj:

  • Mos lëvizni pa patur siguracionin e duhur
  • Mos pini alkool apo lëndë narkotike, si përpara ashtu edhe gjatë udhëtimit.
  • Mos ecni me shpejtësi mbi normat e lejuara.
  • Informohuni rreth motit dhe rrugës që do të përshkoni, përpara se të niseni për udhëtim,
  • Kontrolloni makinën për nivelin e vajit, ujit, gomat, gomën rezervë, kutinë e emergjencës për çdo të papritur gjatë rrugës.
  • Mbani bateri dhe ngarkues që përdoret në makinë për celularin tuaj.
  • Mbani airbegët në modulin “ON”.
  • Në kohë të ftohtë, mbani me vete batanije, ujë dhe fruta.
  • Regjistroni numrat e emergjencës në celularin tuaj.

LEXO EDHEMë e besuara nga qytetarët dhe kompania që paguan më shumë dëme / “Aksidentet dhe Shëndeti”, SIGAL UNIQA nuk njeh rivalë

PËRSE MJETET E VJETRA PARAQESIN RREZIK MË TË MADH?

Tashmë është fakt që automjetet e vjetra; jo vetëm janë shkaktarë kryesorë të ndotjes së ajrit; por njëkohësisht janë edhe një rrezik i shtuar në terren për aksidentet duke krijuar më shumë dëme gjatë aksidenteve.

Sipas të dhënave që disponohen, nga totali i aksidenteve të ndodhura, 85% janë shkaktuar nga mjetet me vjetërsi mbi 10 vjet.

62% nga mjete me vjetërsi mbi 15 vjet dhe 26% e dëmëve në aksidente janë
shkaktuar nga mjete me vjetërsi mbi 20 vjet.

Ekspertët thonë se, për shkak të amortizimit që kanë këto mjete, sistemi i frenimit është më pak efiçent, që do të thotë se para një situate të papritur në terren, për të njëjtën shpejtësi lëvizje, mjetet e vjetra ndalojnë me më vështirësi se mjetet e tjera dhe dalin jashtë kontrollit duke e bërë të pamundur shmangien e aksidentit.

ÇFARË SUGJEROJNË EKSPERTËT?

– Nisur nga predispozicioni i mjeteve të vjetra për të shkaktuar aksident,dëme; primi i
sigurimit për përgjegjësi ndaj palëve të treta (TPL) duhet të ishte shumë më i lartë
se ai i mjeteve të reja!

– Nisur nga rrisku më i madh i mjeteve të vjetra për të shkaktuar aksidente/dëme;
specialistët e fushës thonë se është e domosdoshme që primi i sigurimit të përcaktohej në
referencë të rrezikut real që paraqët çdo automjet!

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat