Keni sigurimin Mini-Kasko të automjetit dhe jeni përfshirë në një aksident? Doni të dini se çfarë dokumentacioni duhet të paraqisni pranë kompanisë së Sigurimit për dëmshpërblim?
Më poshtë ju shpjegojmë me detaje çdo hap që duhet të ndiqni.
- Kërkesa për dëmshpërblim;
- Proces verbali i Policisë Rrugore;
- Njoftimin e siguruesit pë rastin e dëmit (tel. fax. e-mail);
- Fotografi të mjetit/mjeteve të përfshira në aksidente, në vendin e ngjarjes;
- Deklarata e të dëmtuarit.
Dokumentat e mjetit përfitues:
- Lejen e qarkullimit;
- Policat e sigurimit: TPL + MINIKASKO;
- Dëshmi e aftësisë për drejtimin e mjetit;
- Certifikata e kontrollit teknik;
- Çdo dokument tjetër që kërkohet nga Siguruesi.
Kujdes!
- Mungesa e fotografive kërkon ekspertizën e mjetit të dëmtuar nga ana e shoqërisë së sigurimit përgjegjëse.
- Plotësoni me saktësi të dhënat e kërkuara dhe mbani parasysh që mashtrimi në sigurime është vepër penale.
Raporto dëm MINIKASKO në link më poshtë:
https://sigal.com.al/sherbime-dhe-kontakte/demet/
Për të njoftuar dëmin duhet të Logoheni.
Nëse nuk keni llogari, mund të regjistroheni:
https://sales.sigal.com.al/OnLineInsurancePolicy/Menu/Sherbime-dhe-kontakte/RaportoDemTPL.aspx
Hapat pas marrjes së kërkesës së dëmit:
- Procedura e trajtimit të dëmit kryhet sipas kërkesave dhe brenda afateve të përcaktuara në aktet ligjore, rregullatore dhe kushtet e secilës kontratë nga Departamenti i Trajtimit të Dëmeve Motorike të SIGAL UNIQA do të vlerësojë dhe analizojë dëmin(et) e pësuara;
- Klienti informohet mbi vlerën përkatëse të dëmit bazuar në aktin e ekspertimit;
- Klienti bie dakord dhe nënshkruan Deklaratën e Pranimit të Vlerës dhe mbylljen e rastit;
- Kryerja e pagesës brenda 14 ditëve pas nënshkrimit të Deklaratës së Pranimit të Vlerës.
Qendra e Asistencës për klientët:
Tel: +355 4 22 333 08
Nr Jeshil: 0800 31 31
Whatsapp: +355 68 606 2829
E-mail: [email protected]