2.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident në aksin Tepelenë-Gjirokastër/ 28-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagoset bashkë me...

Aksident në aksin Tepelenë-Gjirokastër/ 28-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagoset bashkë me pasagjeren

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, në Mashkullorë, me pasojë lëndimin e dy personave.

Mësohet se drejtuesi i mjetit K.K., 28 vjeç ka humbur kontrollin mbi drejtimin dhe mjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja, A. Xh., rreth 22 vjeçe.

Të dy u transportuan drejt Spitalit Rajonal Gjirokastër, ndërsa ende nuk ka informacione për gjendjen e tyre shëndetësore.

LEXO EDHE: Si duhet të veproni për tu dëmshpëblyer në rast dëmi për Siguracionin e Detyrueshëm të Makinës brenda Shqipërisë (TPL)?

Në Shqipëri numri i aksidenteve rrugore vijon të jetë problem.

Nga janari deri në fund të shtatorit të këtij viti janë shënuar në rrugët e vendit 884 aksidente rrugore, me 1257 të vdekur dhe të plagosur.

Numrin më të madh të aksidenteve vijon ta mbajë Tirana ku në 9 muaj janë shënuar 400 aksidente, e ndjekur nga Lezha me 123 aksidente dhe Gjirokastra me 58 të tilla.

Ndërsa numrin më të ulët për periudhën janar-shtator e ka qarku Dibër me 5 aksidente rrugore.

Në një raport të mëparshëm, Banka Botërore e rendiste Shqipërinë në vendin e tretë në Europë për normën më të lartë të vdekjeve në rrugë, përkatësisht 94 vdekje për 1 milion banorë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat