4.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBashkë me siguracionin e makinës, të përfitosh siguracione dhe shërbime të tjera/...

Bashkë me siguracionin e makinës, të përfitosh siguracione dhe shërbime të tjera/ Ja ofertat e SIGAL

SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, aktive në treg prej 22 shkurtit 1999, ka ditur gjithmonë si të jetë pranë klientëve të saj jo vetëm në pagimin në kohë të dëmeve por edhe afrimin e produkteve unike, novatore dhe që ndihmojnë në përditshmërinë e gjithësecilit.

Por SIGAL nuk ka mbajtur larg as ofertat për klientët e saj duke iu mundësuar atyre mbulim sa më të mirë dhe të plotë.

SIGAL UNIQA është kompania e vetme e sigurimit që zbaton sistemin “Bonus-Malus”, duke u ofruar të gjithë klientëve të saj TPL të shoqeruar me sigurime vullnetare shtesë ose me shërbime të ndryshme.

Ofertat e SIGAL UNIQA Group Austria:

TPL e shoqëruar me bonus për Pension Privat

1,500  Lekë (nëse mjeti është autoveturë)

2,500 Lekë (nëse mjeti është Furgon ose Kamionçinë)

5,000 Lekë (nëse mjeti është Autobus)

Kjo shumë kalon në Fondin Privat të Pensioneve SIGAL. Nese ju nuk jeni akoma anëtar i këtij Fondi, ne ju anëtarësojmë pas plotësimit të formularit përkatës.

TPL e shoqëruar me sigurim të Aksidenteve Personale për drejtuesin e mjetit (dëmshpërblen – drejtuesin e mjetit (familjarët) – me 1.000.0000 lekë, në rast aksidenti me humbje të jetës)

TPL e shoqëruar me Mini-Kasko  (mbulon dëmet aksidentale të vetë mjetit me një shumë sigurimi deri në 1.000.000 lekë, nga perplasja me një mjet tjetër nëse drejtuesi i mjetit është fajtor, deri në masën 75% të dëmit).

TPL e shoqëruar me kartën TELESHËNDET

Për të gjithë periudhën e vlefshmërisë së policës tuaj TPL, ju do të keni mundësinë të konsultoheni me një mjek online kudo që të ndodheni, 24 orë të ditës në 7 ditë të javës.

Së shpejti, SIGAL UNIQA, bashkë me TPL do të ofrojë edhe shërbimin e Asistencës Rrugore, “SIGAL UNIQA AutoSOS“.

Ky shërbim do të ofrohet jo vetëm për klientët e SIGAL, me këta të fundit që do e përfitojnë me një çmim preferencial.

Çfarë shërbimesh ofron “SIGAL UNIQA AutoSOS”?

  • Call Center në shqip, 24 orë të ditë në 7 ditë të javës
  • Shërbim karroatreci
  • Riparim në vend
  • Zëvendësim i automjetit në rast aksidenti
  • Parkim
  • Akomodimi në hotel
  • Riatdhesim ose vazhdim i udhetimit drejt destinacionit

SIGAL UNIQA, lider edhe në sigurimet motorike

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF) publikoi javën e shkuar raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-gusht 2022.

Përveç Sigurime të Pronës dhe Shëndetit, ku rënditej në krye, SIGAL UNIQA Group Austria udhëheq edhe tregun e sigurimeve motorike.  Nga 8 kompanitë që operojnë në tregun e Jo-Jetës, SIGAL UNIQA kryeson tregun duke zënë 21.38% të tij.

Edhe sa i përket dëmeve në Sigurimet Motorike, SIGAL është i pari me mbi 23% ose mbi 660 milionë Lekë të paguara tek klientët e saj në 8 muaj.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën janar-gusht 2022 kapën vlerën 2.8 miliardë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 7.94% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pagesat e drejtpërdrejta te klientët, çelësi i suksesit për SIGAL UNIQA-n

Çdo klient përfitues, i siguruar, i dëmtuar nga një i pasiguruar, i paidentifikuar, pa patentë, nën ndikimin e pijeve alkolike etj, paguhet drejtpërdrejtë nga SIGAL, me këtë të fundit që mund të bëjë rimbursimin e vlerës sipas ligjit, duke ju rikthyer me regres shkaktarit të dëmit.

Pagesa e drejtpërdrejtë e klientit përfitues është një formë që tregu europian i sigurimeve ka kohë që e aplikon.

Një nismë e tillë ka bërë që klientët të rrisin besueshmërinë e tyre ndaj SIGAL-it dhe për pasojë edhe në rritjen e tregut të sigurimeve vullnetare, ku ashtu si në ato të detyrueshme, SIGAL UNIQA Group Austria vijon të jetë lidere e tregut, si në prime të shkruara ashtu edhe në dëme të paguara.

Disa nga avantazhet e trajtimit të drejtpërdrejtë të dëmshpërblimit nga SIGAL UNIQA:

  • Rritet cilësia e shërbimit ndaj klientit
  • Ulet koha për dëmshpërblimin e një klienti
  • Rritet besueshmëria ndaj tregut të sigurimeve. Aktualisht, nëse një kompani zgjat procedurat, bën vlerësime të pasakta dhe vonon në pagimin e dëmshpërblimit, atëherë kjo ndikon negativisht për të gjithë tregun e sigurimeve.
  • Nëse çdo kompani sigurimi do të trajtonte klientin e tij me shpejtësi dhe cilësi, kjo do të ndikonte në rritjen e besueshmërisë në treg dhe klientët do të ofroheshin edhe për siguracione vullnetare (shëndet apo pronë).
  • Bëhet një vlerësim më i drejtë për dëmin e shkaktuar, pasi për dëme të rëndësishme ekspertiza mund të kryhet nga ekspertë të dy kompanive (përgjegjëse dhe shkaktare).
  • Krijon kushte kushte pozitive për rritjen e tregut të sigurimeve vullnetare, duke rritur besueshmërinë ndaj tregut të sigurimeve në përgjithësi.

Të duhet një siguracion? Kliko dhe Bli Online në SIGAL

SIGAL UNIQA Group Austria, me qëllim përafrimin me kompanitë simotra në botë dhe për t’ua lehtësuar jetën klientëve të saj, ka kontribuar dhe po kontribuon shumë edhe në teknologji dhe platforma të cilat u lejojnë atyre të kenë akses më të lehtë në sigurime.

Ju ka mbaruar siguracioni i makinës? Apo po vini me pushime në Shqipëri dhe nuk doni të prisni në rradhë për policën kufitare? Hapni tani nga celulari ose laptopi juaj  www.sigal.com.al dhe çdo siguracion që ju nevojitet për automjetin tuaj mund të blihet ONLINE.

Nuk ka rëndësi ku ndodheni, në shtëpi, punë, pushime, madje edhe jashtë Shqipërisë mund të blini në pak minuta çdo siguracion që ju nevojitet.

Gjithashtu, SIGAL ONLINE ju ofron mundësinë që, nëse je i siguruar tashmë, të mund të informohesh në kohë rekord se si të veprosh në rast dëmi.

Nëse doni të siguroheni ka vetëm një emër, SIGAL UNIQA Group Austria…

Për çdo pyetje apo paqartësi:

Web: www.sigal.com.al

E-mail: [email protected]

WhatsApp: +355 68 606 2829

LEXO EDHEKujdes! Mospajisja me siguracionin TPL shkak për konflikte personale, gjoba dhe zhytje në borxhe

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat