12.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRritet me 9.4% numri i automjeteve në Shqipëri/ “Toyota”, marka me rritjen...

Rritet me 9.4% numri i automjeteve në Shqipëri/ “Toyota”, marka me rritjen më të lartë

Përgjatë vitit 2021 është rritur me 9.4% numri i mjeteve rrugore me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht duke arritur në 740,669 mjete, nga 676,811 që ishin në vitin 2020.

Të dhënat nga INSTAT, rreth karakteristikave të mjeteve rrugore tregojnë se përqindjen më të madhe ndaj totalit e zënë autoveturat me 80.1%, pasuar nga automjetet për transport të përzier me 6.7% dhe motorët me 5.1%.

Shifrat për vitin 2021 flasin për 212 mjete rrugore për 1,000 banorë, ndërkohë që krahasuar me vitin 2020 që regjistroheshin 190 mjete për 1,000 banorë.

Sa i përket markave, rritjen më të madhe e ka patur “Toyota”, me 20.9%, nga 21,646 përgjatë vitit 2020 në 26,160 të tilla në vitin 2021, shkruan “Scan”.

Eleganca, teknologjia e avancuar, performanca në drejtim dhe fortësia e kanë bërë markën Toyota automjetin nr.1 më të shitur në mbarë botën.

Gjatë vitit të shkuar, kompania japoneze raportoi për mbi 9.5 milionë, një rekord për tregun global të automjeteve.

Gjigandi japonez i automjeteve vjen në vendin tonë përmes kompanisë “Toyota Albania – Alto Sh.p.k.”, përfaqësues zyrtar i vetëm për Shqipërinë.

LEXO EDHEE vetmja markë me 10 vite garanci/ Ambasadori i Japonisë viziton showroom-in e “Toyota Albania”

Filozofia e kompanisë bazohet në shërbimin profesional ndaj klientit, duke nisur me prezantimin e automjeteve në sallon, dhënien e informacioneve të detajuara për çdo model, ofrimin e mjeteve Test Drive, asistencë pas shitjes dhe kryerja e të gjitha shërbimeve në kohën e duhur dhe mbi të gjitha, “Toyota Albania – Alto Sh.p.k” është e vetmja kompani në Shqipëri që ofron automjete me garanci 10 vjeçare.

Lexo edhe‘Alto Sh.p.k’, përfaqësuesi i vetëm i Toyota/ I vetmi distributor që ofron 10 vite garanci

Por mes shumë benefitesh, ajo që spikat tek “Toyota Albania-Alto Shpk” është edhe  ”Servisi i autorizuar” nga kompania mëmë, ku klientit i ofrohet i njëjti shërbim dhe cilësi shërbimi si në çdo pikë tjetër “Toyota” në Europë.

Për çdo pyetje që mund të keni, kontaktoni në:

Cel: 0686062830

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5

Webwww.toyotaalbania.al

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat