13 Tetori është Dita Ndërkombëtare e Kombevee të Bashkuara për Reduktimin e Rrezikut nga Katastrofat.
Nicolas Jeanmart, kreu i sigurimeve personale dhe të përgjithshme në “Insurance Europe”, duke pasur parasysh ndikimin e rëndësishëm që ka tashmë ndryshimi i klimës dhe fakti që ky ndikim pritet të rritet edhe më shumë në të ardhmen:
“Trajtimi i sfidave të paraqitura nga ndryshimet klimatike është jetik për reduktimin e rrezikut të katastrofave, pasi ndryshimi i klimës rezulton në katastrofa natyrore më të shpeshta dhe më të rënda. Dhe, siguruesit kanë një rol kyç për të luajtur. Kjo përfshin jo vetëm mbrojtjen financiare që ne ofrojmë, por edhe nxitjen e klientëve për të reduktuar ekspozimet e tyre ndaj rrezikut dhe ndihmën e autoriteteve në modelimin e rreziqeve me të cilat përballen komunitetet e tyre. Siguruesit gjithashtu kontribuojnë gjithnjë e më shumë duke reduktuar gjurmët e tyre të karbonit.”
“Megjithatë, politikëbërësit duhet gjithashtu të rrisin përpjekjet e tyre. Kjo do të thotë, në veçanti, mbajtja sa më afër që të jetë e mundur me marrëveshjen e Parisit për reduktimin e emetimeve të gazeve serrë, të arritur gjatë COP 21. Në të njëjtën kohë, kërkohet veprim i rëndësishëm i politikëbërësve për të përshtatur shoqëritë tona me një klimë tashmë në ndryshim, për shembull, nëpërmjet planifikimit më të mirë të përdorimit të tokës dhe kodeve adekuate të ndërtimit. Një veprim i tillë për përshtatjen është i nevojshëm urgjentisht në të gjitha nivelet: lokal, kombëtar, evropian dhe global”.
LEXO EDHE: Përgjegjshmëria kolektive dhe rëndësia e Sigurimit të Pronës në Shqipëri
Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Pronës, çfarë mbulon dhe çfarë i duhet kushtuar vëmendje?
Sigurimi i pronës është i rëndësishëm sepse me një çmim minimal të paguar nga pronari i pronës në kompaninë e sigurimit (Në SIGAL UNIQA vetëm 1 euro m2), pronari i pronës merr në dorë një policë sigurimi që e mbron atë çdo humbje që mund t’i ndodhë pronës nga një rrezik i përcaktuar në vetë policën e sigurimit.
Nëse prona mbetet e pasiguruar, dëmet e shkaktuara për shkak të këtyre rreziqeve mund të jenë të mëdha dhe shpeshherë të pamundura për tu mbuluar nga pronari i saj, çka mund të sjellë edhe rrënim ekonomik të përhershëm.
Gjatë firmosjes së kontratës së sigurimit duhet të sigurohemi që shuma e siguruar të jetë adekuate me vlerën e pronës. Në rast se ndodh dëmtimi, shoqëria e sigurimit ka detyrimin të paguajë dëmshpërblim në masën e dëmit të pësuar.
Rreziqet më të zakonshme ndaj të cilave janë të ekspozuara pronat, si shtëpia apo biznesi, janë: zjarret, përmbytjet, tërmetet, rrufetë,, shpërthimet, vjedhjet, dëmtimet e tubacioneve të ujit etj.
Të gjitha informacionet lidhur me Sigurimin e Pasurisë gjenden në dokumentin e titulluar Kushtet e Sigurimit të Pronës, të cilin çdo kompani sigurimi është e detyruar t’ia japë çdo të siguruari.
Çdo qytetar, para se të firmosë policën e sigurimit siguruar, duhet të lexojë me kujdes edhe përjashtimet nga sigurimi, të cilat përcaktojnë se cilat rreziqe nuk mbulohen nga polica.
LEXO EDHE: Pse shqiptarët ia besojnë pronën e tyre SIGAL UNIQA-s
Çfarë ofron SIGAL UNIQA?
Sigurimi i pronës private dhe ndërprerja e biznesit
Sigurimet e Bujqësise dhe Blegtorisë
SIGURACIONI QË JU NEVOJITET, TASHMË VETËM NJË KLIK LARG
SIGAL UNIQA Group Austriaka qenë ndër të parat kompani në tregun e sigurimeve që ka ndërmarrë iniciativa të njëpasnjëshme, të bukura dhe inovative duke dashur të jetë jo vetëm afër klientëve, por mbi të gjitha në linjë me tendencat e reja të zhvillimeve teknologjike duke u mbështetur në avantazhet e saja më të forta për një menaxhim sa më të mirë të klientëve.
Prej kohësh, SIGAL vjen tek klientët e saj me një mundësi fantastike duke i mundësuar secilit klient aksesimin direkt në siguracionin që i nevojitet pa qenë nevoja të dalë nga shtëpia apo vendi i punës, po mbi të gjitha një mundësi për të ulur ndotjen në mjedis duke përdorur kanalet digjitale.
“Siguracioni në dorën tuaj” është slogani që simbolizon perfekt atë çfarë ofron sot për të gjithë klientët SIGAL ONLINE, duke filluar që nga blerja e siguracionit të pronës, shëndetit apo automjetit dhe informimi në kohë rekord se si të veprosh në rast dëmi.
Hyni në https://sigal.com.al/online/ dhe blini direkt nga celulari siguracionet që ju nevojiten. Shpejt, Thjesht dhe Sigurt.
NËSE DONI TË SIGUROHENI KA VETËM 1 EMËR: SIGAL UNIQA Group Austria
Për më shumë informacione, mund të shkruani në:
WhatsApp: 068 60 62 829
E-mail: [email protected]