Reth orës 02:30 ka rënë zjarr në automjetin tip “Volkswagen” në pronësi të qytetarit M.B.
Në momentin kur ka marrë flakë, makina ka qenë e parkuar përpara banesës së tij në Bilisht.
Grupet hetimore po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe rënies së zjarrit.
Por si mund të shmangim shpenzimet nga ngjarje të cilat ndodhin jo për shkakun tonë?
Siguracioni KASKO është thelbësor për të ofruar siguri dhe mbrojtje financiare kundër dëmeve që makina juaj mund të pësojë nga risqe të papritura dhe të paparashikuara, duke përfshirë:
– Dëmtimet aksidentale
– Thyerjen e xhamave
– Zjarr, rrufe, eksplozion
– Katastrofat natyrore
– Vjedhjen
– Dëmtimin në parkim nga një mjet tjetër
– Dëmtimin nga aktet keqdashëse
Një shembull pse duhet Siguracioni KASKO dhe pse duhet zgjedhur SIGAL ai i Bledar Carës?
“E gjithë flota e subjektit ku unë punoj është e siguruar pranë kompanisë SIGAL UNIQA. Prej rreth 7-8 vjetësh. Eksperienca me këtë kompani është shumë e mirë pasi kam patur edhe një rast ku më është djegur një makinë totalisht. Një natë që u ktheva vonë nga puna nuk kisha ku ta parkoja makinën. Ndërkohë tek vendi im i parkimit kisha një mjet tjetër, fuoristradë. Nxorra fuoristradën. E parkova diku ku munda dhe futa mjetin tjetër që ishte i siguruar me KASKO. Ndodhi që një makinë tjetër në parking mori flakë. Për pasojë u dogj totalisht mjeti im. Nga kjo, kompania, referuar kontratës, policës së sigurimit, bëri likujdimin total të mjetit dhe javën në vazhdim, sigurova me KASKO edhe mjetin tjetër që shpëtoi atë natë”.
Llogarit & porosit online: https://sigal.com.al/merr-cmim
BLI KASKO me mbulim jashtë Shqipërisë dhe merr FALAS “SIGAL AutoSOS”
Duke shtuar 20% të vlerës së siguracionit, të gjitha mbulimet e zgjedhura më sipër do të jenë të vlefshme si brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë. Këtu përfshihen vendet anëtare të Bashkimit Europian si dhe Kosova, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi, Serbi, Turqi, Rusi etj.
SIGAL UNIQA Group Austria është gjithmonë pranë klientëve të saj, duke paguar dëmet në kohë por edhe duke sjellë vazhdimisht produkte që ua bëjnë jetën më të bukur dhe mbi të gjitha më të sigurt.
Më i fundit është “SIGAL UNIQA AUTOSOS”, Asistenca Rrugore që ju vjen në ndihmë në çdo rrugë të rajonit apo Europës.
Ky shërbim vjen për herë të parë në Shqipëri falë bashkëpunimit me “EuropAssistance”, kompania lider në Europë.
Kushdo që blen pranë SIGAL UNIQA Group Austria siguracionin KASKO me mbulim për jashtë, e përfiton falas shërbimin “SIGAL UNIQA AUTOSOS“.
Për çdo pyetje që mund të keni, kontaktoni në:
WhatsApp: 068 60 62 829
E-mail: [email protected]