Në një kohë kur po përballemi me shifra në rritje të infektimeve me COVID 19, si pasojë edhe e variantit Delta, Shqipëria vijon të ketë shifra të larta edhe sa i përket sëmundjeve serioze, kryesisht ato tumoriale.
Të dhënat tregojnë se 1 në 5 qytetarë shqiptarë diagnostikohet me sëmundje serioze përpara se të arrijë moshën 65 vjeç. Rreth 5500 raste me sëmundje tumorale diagnostikohen çdo vit në popullsinë tonë, ku më i përhapuri rezulton të jetë kanceri i mushkërive kryesisht tek meshkujt i ndjekur nga Kanceri i Gjirit tek femrat.
Problemi më i madh i këtyre sëmundjeve mbetet barra financiare që rëndon familjet shqiptare për tu kuruar si dhe gjetja e mjekëve dhe spitaleve të specializuar për këto sëmundje.
Duket se besimi i qytetarëve shqiptarë tek spitalet në vend është ulur, sepse numri i atyre që shkojnë në spitalet e europës apo të botës për tu kuruar është gjithmonë në rritje.
Nga të dhënat e kompanive të sigurimit që ofrojnë sigurimin e shëndetit privat për qytetarët, rezulton se çdo ditë 4-5 qytetarë u drejtohen kompanive për të kërkuar mbulim të shpenzimeve, për shkak të diagnostikimit me sëmundje të rëndë.
Teksa një pjesë e kompanive u mbulojnë qytetarëve shpenzimet për tu kuruar nga këto sëmundje në spitalet në Shqipëri, kompania lider në tregun e sigurimeve SIGAL UNIQA Group Austria duket se është e vetmja kompani e cila ofron sigurim dhe mbulim të shpenzimeve për tu kuruar nga sëmundjet e rënda në çdo spital të botës.
Lexo edhe: Përse na duhet një Sigurim Privat Shëndeti
Sigurimi për sëmundjet e rënda që ofron kompania SIGAL UNIQA mbulon shpenzimet deri në 1 milion euro në vit dhe i mundëson të siguruarit që të marrë një opinion të dytë për sëmundjen nga mjekët jashtë Shqipërisë si dhe të kurohet në spitalin që ai e zgjedh vetë në Europë apo kudo në botë.
Ky sigurim mbulon edhe shpenzimet për biletën e avionit dhe akomodimin në hotel për një familjar që shoqëron të sëmurin.
Merrni në dorë kontrollin e shëndetit tuaj sepse JETA është e çmuar…