17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiNuk ndalen sanksionet ndaj Rusisë, Austria i bllokon 200 llogari bankare

Nuk ndalen sanksionet ndaj Rusisë, Austria i bllokon 200 llogari bankare

Sanksionet ndaj Rusisë pas nisjes së përplasjeve ushtarake me Ukrainën vijojnë edhe pas më shumë se 8 muajsh.

Në një kohë që partitë politike ruse po bëjnë thirrje për ndalim të këtyre sanskioneve, qeveria vijon ende të qëndrojë në kurs.

Ministrja për Çështjet Evropiane Karoline Edtstadler foli kohët e fundit në favor të mbajtjes së sanksioneve. Tani është bërë publike se Austria ka ngrirë tashmë më shumë se 200 llogari që përmbajnë asete ruse për shkak të sanksioneve.

Arsyetimi i dhënë për këtë vendim është se besohet që kto llogari i japin efektivitetin e tyre të mundshëm Rusisë.

Austria përbën edhe 13% të parave me origjinë ruse që janë ngrirë deri më tani në BE.

Shuma e bllokuar arrin në miliarda, ku në Austri preken jo vetëm gati 200 llogari, por edhe pasuri të paluajtshme dhe të mira materiale me vlerë si makina.

Për të mbështetur Ukrainën në hetimin e krimeve të luftës, 10 ekspertë nga Ukraina ishin së fundmi në trajnim në Zyrën Federale të Policisë Kriminale, sipas ministrit të Brendshëm Karner.

Karner raportoi gjithashtu se numri i procedurave të shpejta të azilit kohët e fundit ishte rritur ndjeshëm: deri në fund të gushtit të këtij viti, kishte pasur 11,500 vendime negative në procedura të tilla të shpejta për personat nga vendet e sigurta të origjinës. Aktualisht, janë rreth 90,000 persona në kujdesin bazë, 56,000 prej tyre ukrainas.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat