Të paktën 15 persona kanë humbur jetën, pasi varka me të cilën po udhëtonin u mbyt në afërsi të ishullit grek të Lesbosit në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Varka e fundosur bëhet me dije nga mediat e huaja, kishte në ngarkesë rreth 40 persona, 5 prej të cilëve janë shpëtuar nga rojet bregdetare, ndërkohë që 20 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.
Emigrantët e paligjshëm ishin kryesisht nga Afrika.
LEXO EDHE: Digjet magazina me 350 tonë mollë, kryebashkiaku i Pogradecit: Nuk ishte i siguruar
Anijet bregdetare greke dhe një helikopter i forcave ajrore vijojnë me operacionin e kërkim-shpëtimit, ndërkohë që kërkimi vijon edhe përgjatë bregdetit të Lesbosit për emigrant që mund të kenë mbërritur në breg.
Në një incident të mëparshëm, autoritetet greke shpëtuan 30 emigrantë, anija e të cilëve u mbyt pasi goditi një zonë shkëmbore pranë ishullit Kythira në Greqinë jugore të mërkurën.