15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBizneset shtojnë shitjet e ulin kredinë operacionale, BSH: Pritshmëri pozitive, 47% e...

Bizneset shtojnë shitjet e ulin kredinë operacionale, BSH: Pritshmëri pozitive, 47% e kompanive nuk kanë nevojë për hua të re

Bizneset i kanë raportuar Bankës së Shqipërisë shëndet të mirë financiar, shkak për të cilin edhe kanë ulur ndjeshëm nevojën për hua për të mbuluar shpenzimet operacionale.

Në raportin për gjysmën e parë të vitit, Banka e Shqipërisë thekson se mbi 90% e ndërmarrjeve të pyetura prej saj kanë raportuar fitim gjatë periudhës, ndërkohë që 59% e tyre e kanë financuar veprimtarinë e tyre vetëm nëpërmjet shitjeve.

Rreth 40% e totalit të ndërmarrjeve kanë deklaruar se kanë aktualisht hua për të paguar, një rënie prej 2.9 pikësh përqindjeje krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar.

Po ashtu, pjesa më e madhe e ndërmarrjeve huamarrëse (74%) deklarojnë se pagesa e huasë arrin deri në 20% të të ardhurave të tyre.

Lidhur me planifikimin e një huamarrjeje në të ardhmen, rreth 47% e ndërmarrjeve që i janë përgjigjur pyetësorit deklarojnë se “nuk ka asnjë mundësi” që të kërkojnë një kredi bankare gjatë periudhës së ardhshme.

Kjo peshë ka shënuar rënie për të gjitha madhësitë e ndërmarrjeve në krahasim me periudhën paraardhëse.

Për sa i përket pritshmërive lidhur me zgjerimin e veprimtarisë apo rritjen e investimeve, Banka e Shqipërisë raporton se të gjitha ndërmarrjet japin sinjale pozitive për periudhën në vijim.

Raporti i Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e parë të vitit 2022

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat