0.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesorePërse na duhet një Sigurim Privat Shëndeti

Përse na duhet një Sigurim Privat Shëndeti

Sigurimi i shëndetit është një domosdoshmëri. Por pyetja që ngrihet shpesh është nëse duhet të zgjedhim një Sigurim Privat Shëndeti apo të bazohemi vetëm tek sistemi publik i kujdesit shëndetësor.

Mbulimet e përfshira, kostot e çmimeve të sigurimit, kompleksiteti dhe varietetet e produkteve dhe shërbimeve të ofruara janë disa prej faktorëve që duhet të marrim në konsideratë.

Për t’ju qartësuar më shumë rreth kësa teme, më poshtë ne ju sjellim një listë me informacione, përfitimet dhe përse duhet të zgjidhni Sigurimin Privat të Shëndetit.

SIGAL UNIQA dëshiron që kjo përvojë të jetë jo vetëm e thjeshtë, por gjithashtu e mbushur me priviligje, udhëzime dhe mundësi në përputhje me nevojat, kërkesat dhe pritshmëritë tuaja.

Çfarë është në pak fjalë Sigurimi Privat i Shëndetit?

Sigurimi Privat i Shëndetit është dizenjuar për të siguruar që nëse ju do të keni nevojë për diagnostikim dhe trajtim mjekësor në të ardhmen, juve nuk do t’ju duhet që të shqetësoheni për listat dhe orët e gjata të pritjes në sistemin shtetëror apo për pagesën e kostove të trajtimit.

Nëse ju do të trajtoheni privatisht për shëndetin tuaj, ky sigurim do të mbulojë shpenzimet financiare për të gjitha apo disa nga faturat mjekësore në varësi të mbulimit përkatës të sigurimi privat të shëndetit që ju keni zgjedhur.

Me Sigurimin Privat të Shëndetit, ju do të diagnostikoheni dhe do të trajtoheni me shpejtësi, duke iu mundësuar, siguruar dhe garantuar referimin e menjëhershëm tek një mjek në një spital apo klinikë private sipas kohës dhe vendit më të përshtatshëm për ju.

Me Sigurimin Privat të Shëndetit, ju do të keni shumë mundësi zgjedhjeje në spitalet/klinikat private nga Rrjeti Mjekësor i SIGAL UNIQA, të cilat ofrojnë dhoma private, TV dhe ushqim të përzgjedhur, të cilat nuk do të jeni në gjendje që t’i merrni si shërbime nëse do të jeni një pacient normal në sistemin shtetëror.

Pra, Sigurimi Privat i Shëndetit është mundësi për mbulimin 100% të kostove financiare që duhet të përballojë çdo individ në rast se pëson një aksident apo sëmundje të papritur.

Benefitet kryesore të Sigurimit Privat të Shëndetit:

Kohë më të shkurtra pritjeje për trajtim

Kushte më të mira

Diagnostikim më të shpejtë

Të zgjidhni midis një rrjeti të gjerë spitalesh dhe klinikash private

Të zgjidhni një kohë dhe vend më të përshtatshëm për trajtiminet

Çfarë mbulon dhe çfarë nuk mbulon Sigurimi Privat i Shëndetit?

Sigurimi Privat i Shëndetit mbulon një gamë të gjërë produktesh dhe shërbimesh, duke përfshirë ilaçet e kushtueshme, qëndrimin në spital, skanimet dhe procedurat kirurgjikale.

Pjesa më e madhe e planeve mbulojnë trajtimin me shtrim në spital. Ndërsa, për trajtimin pa shtrim në spital, ju do të keni mundësinë që të vizitoheni nga specialistë dhe/apo mjekë të liçensuar të jashtëm.

Gjithsesi, duhet të keni parasysh që plane të ndryshme do të ofrojnë opsione të ndryshme.

Alternativat e Sigurimit Privat të Shëndetit

SIGAL UNIQA ofron paketa sigurimi individuale dhe familjare, të cilat ofrojnë mbulimin e ekzaminimeve shëndetësore, duke filluar nga check up-i vjetor rutinë, trajtimet mjekësore në rast sëmundje apo aksidenti, si edhe shpenzimet në rast ndjekje të shtatzanisë në spitalet private brenda dhe jashtë Shqipërisë. Aktualisht, SIGAL UNIQA ofron një gamë të gjerë opsionesh të sigurimit privat të shëndetit të cilat janë:

PAKETAT INDIVIDUALE

Paketat Individuale të sigurimit privat të shëndetit për një periudhë 1 Vjeçare, duke filluar nga 25, 80, 90 euro.

LEXONI MË SHUMË mbi këtë sigurim dhe/ose BLINI ONLINE, duke klikuar në: https://sigal.com.al/shendet-dhe-aksidente/paketat-e-shendetit/ 

PAKETAT FAMILJARE

Paketat Individuale të sigurimit privat të shëndetit për një periudhë 1 Vjeçare, duke filluar nga 20, 70, 80 euro.

LEXONI MË SHUMË mbi këtë sigurim dhe/ose BLINI ONLINE, duke klikuar në: https://sigal.com.al/shendet-dhe-aksidente/paketat-e-shendetit/#paketa-familjare

KARTAT E KUJDESIT SHËNDETËSOR

SIGAL UNIQA në bashkëpunim me Spitalin Continental ne Tiranë dhe në Lushnje; Klinikën Intermedica në Sarandë dhe Klinikën Kristi në Korcë, ju ofron “KARTËN E KUJDESIT SHËNDETËSOR”, me të cilën mund të kryeni minimumi një “check up” mjekësor në vit.

LEXONI MË SHUMË mbi këtë sigurim dhe/ose POROSITUR ONLINE, duke klikuar në:

https://sigal.com.al/shendet-dhe-aksidente/paketat-e-shendetit/#kartat-e-kujdesit-shëndetësor

PAKETA STANDARD

Sigurimi standard mbulon faturat spitalore nga 5000-20000 Euro në varësi të grupit me një maksimum shpenzimesh mjekësore në vit prej 50,000 Euro.

LEXONI MË SHUMË mbi këtë sigurim dhe/ose APLIKO ONLINE, duke klikuar në:

https://sigal.com.al/shendet-dhe-aksidente/sigurimi-privat-i-shendetit/ne-shqiperi-dhe-jashte-shqiperise/

PAKETA SILVER

Paketa Silver mbulon një maksimum shpenzimesh mjekësore në vit prej 150,000 Euro.

LEXONI MË SHUMË mbi këtë sigurim dhe/ose APLIKO ONLINE, duke klikuar në:

https://sigal.com.al/shendet-dhe-aksidente/sigurimi-privat-i-shendetit/ne-shqiperi-dhe-jashte-shqiperise/

PAKETA GOLD

Paketa Gold mbulon maksimalisht shpenzimet mjekësore në vit prej 500,000 Euro.

LEXONI MË SHUMË mbi këtë sigurim dhe/ose APLIKO ONLINE, duke klikuar në:

https://sigal.com.al/shendet-dhe-aksidente/sigurimi-privat-i-shendetit/ne-shqiperi-dhe-jashte-shqiperise/

MUNDËSIA E KRIJIMIT TË PAKETËS SË PERSONALIZUAR

SIGAL UNIQA ofron gjithashtu mundësinë e krijimit të paketës individuale, duke zgjedhur mbulimet që ju dëshironi.

Çmimi i këtij sigurimi do të jetë në varësi të listës së mbulimeve që ju do të zgjidhni.

LEXONI MË SHUMË mbi këtë sigurim dhe/ose KRIJO ONLINE, duke klikuar në:

https://sigal.com.al/shendet-dhe-aksidente/sigurimi-privat-i-shendetit/krijo-paketen-tende/

Më në fund, kujdes shëndetësor me çmime që nuk ju sëmurin… VETËM NGA SIGAL UNIQA

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat