Performanca e marrjes në sigurim është ende nën presion në Azinë Jugore.
Sipas AM Best, kompanitë e sigurimi në Azinë Jugore dhe Juglindore kanë publikuar një raport të kombinuar të përmirësuar për vitin 2021, megjithëse performanca e marrjes në sigurim mbetet nën presion, me një varësi të vazhdueshme tek investimet për arritjen e fitimeve përfundimtare.
Risiguruesit në Azinë Jugore dhe Juglindore kanë regjistruar një raport të kombinuar prej 108% në vitin 2021, duke shënuar një përmirësim prej 5 pikë përqind nga viti 2019.
Por pavarësisht performancës teknike, AM Best vë re se, fitimet e përgjithshme mbi kapitalin kanë rënë me 3.4% në vitin 2021, për shkak të fitimeve të ulta nga investimet në mes të një mjedisi të zgjatur me norma të ulta interesi në shumicën e tregjeve të Azisë Jugore dhe Juglindore.
Në veçanti, risiguruesit ndërkombëtarë mbeten kyç për mbështetjen e risqeve të mëdha lidhur me pronën, inxhinerinë dhe marinën.
Risiguruesit në rajon i janë afruar rinovimeve në vitin 2022 me një fokus tek arritja e fitimeve teknike, për shkak të përitshmërive nga një peisazh sfidues lidhur me investimet dhe inflacionin.