14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKriza energjitike pritet të “godasë” Evropën, ekspertët ngrenë alarmin: Mund të mbetemi...

Kriza energjitike pritet të “godasë” Evropën, ekspertët ngrenë alarmin: Mund të mbetemi pa telefona

Kriza e energjisë elektrike në një pjesë të madhe të Evropës po sjell një zinxhir problematikash të paimagjinueshme më parë nga njerëzit. Një prej tyre është edhe mungesa e mundshme e telefonave celular.

Ekspertët e telekomunikacionit thonë se Evropa nuk ka mjaft sisteme rezervë që do të përballonin ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë qe mund të shkatërrojnë rrjetet celulare në kontinent.

Vendimi i Rusisë për të ndërprerë furnizimin me gaz përmes Evropës për shkak të konfliktit në Ukrainë ka rritur shanset e shkurtimit të energjisë.

Në Francë, situata është përkeqësuar nga mbyllja e disa centraleve bërthamore për mirëmbajtje.

Zyrtarët e telekomunikacionit thonë se kanë frikë se nga një dimër i ashpër do të vinte në provë të gjithë infrastrukturën e Evropës, duke i detyruar kompanitë dhe qeveritë që të zbusin ndikimin e energjisë ruse.

Sipas zyrtarëve, aktualisht nuk ka mjaft sisteme rezervë në shumë vende evropiane për të përballuar ndërprerjet e gjera të energjisë, duke rritur mundësinë e ndërprerjes së telefonisë celulare.

Vendet e Bashkimit Evropian përfshirë Francën, Suedinë dhe Gjermaninë, po përpiqen të sigurojnë që komunikimi të vazhdojë.

Evropa ka gati gjysmë milioni kulla telekomunikacioni dhe shumica e tyre kanë bateri rezervë që zgjasin rreth 30 minuta për në drejtuar antenat celulare.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat