14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve/ Ulet nafta, rritet benzina

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve/ Ulet nafta, rritet benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimet e karburanteve në vend gjatë mbledhjes së ditës së djeshme. Vendimi u bë publik sot më 28 shtator.

Sipas vendimit të sotëm, nafta është ulur me 4 lekë, nga 223 në 219 lekë/litri.

Benzina është rritur me 1 lek, nga 194 lek në 195 lekë/litri. Ndërsa çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar, 78 lekë/litri.

Njoftimi i Bordit:

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 27 Shtator 2022, janë si rezultat i lëvizjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

  • Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 219 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 207 lekë/litër.
  • Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.
  • Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 27 shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat