9.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreI dashur ndërtues! Bashkë jemi më të sigurtë

I dashur ndërtues! Bashkë jemi më të sigurtë

Kompanitë e ndërtimit janë ndër subjektet e biznesit që zhvillojnë një aktivitet të madh ekonomik në vendin tonë.

Ndërtimi është një nga shtyllat e ekonomisë shqiptare dhe numëron me dhjetëra mijëra të punësuar, ndërsa arka e shtetit përfiton miliarda lekë përmes taksave, kontributeve etj.

Por siç do biznes tjetër, edhe ndërtimi ka risqet e tij.

Investimi juaj është i ekspozuar në mënyrë permanente ndaj fenomeve të papritura dhe të paparashikuara, duke nisur me kushtet e motit, të papriturat e shtresave të nëntokës mbi të cilën ju ngrini themelet e projekteve tuaja dhe deri tek pakujdesitë njerëzore në zbatimin me përpikmëri dhe rigorozitet të specifikave të projektit, rregullave të sigurimit në ndërtim, montim etj.

Për të ndarë këtë risk ju nevojitet një partner, të cilin mund ta gjeni vetëm tek SIGAL UNIQA Group Austria.

Kompania më e madhe në tregun e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon është e vëmendshme kundrejt detajeve dhe eventeve të paparashikuara, në mënyrë që projektet tuaja të mos ndalen, por të ecin përpara.

Ju nuk keni pse të mendoni se, sa do të jetë humbja në rast se objekti dëmtohet nga rreziqet natyrore, tërmeti, përmbytja, rrëshqitja e tokës apo zjarri, shpërthimi, vjedhja, apo se një punëtori juaj nuk u tregua i kujdesshëm.

Për të gjitha këto mendon SIGAL UNIQA.

ÇFARË OFRON KONKRETISHT:

 Gjate aplikimit per marrjen e lejes së ndërtimit

Bazuar në ligjet e ndertimit, çdo ndërtuesi/Zhvilluesi/Investitori i cili do të realizojë:

  • ndërtime të reja
  • ose rikonstruksione të ndryshme që kanë ndikim në strukturën bazë

është i detyruar të paraqesë 3 sigurimet e mëposhtme:

  • Sigurimin e Garancisë (garanci financiare per heqjen e inerteve te ndertimit Tabela C/2 ne masen 20% -100% te vleres se Ndertimit per llogari te Bashkise deri ne perfundimin e punimeve). Kjo police sigurimi ofrohet në zbatim të nenit 3 të ligjit 119/2020, datë 07/10/2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar”.
  • Sigurimin e Përgjegjësisë Profesionale të Arkitektit, Konstruktorit dhe Inxhinierëve zbatues. Kjo policë sigurimi ofrohet në zbatim të nenit 5/1 dhe nenit 8 pika 3 të ligjit nr.120/2020 date 07.10.2020 dhe nenit 6 të ligjit 119/2020, datë 07/10/2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”.
  • Sigurimin e të Gjitha Rreziqeve në Ndërtim (Dëmtime materiale të punimeve dhe Përgjegjësisë ndaj palëve të treta). Kjo police eshte ne perputhje dhe në zbatim të nenit 4 të Ligjit Nr. 3/2020 datë 30.01.2020 “(Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin nr.8402 datë 10.09.1998 për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit) të ndryshuar” dhe nenit 8 pika 5 e Ligjit 120/2020 date 07.10.2020 “(Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin nr.8402 datë 10.09.1998 për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit) të ndryshuar. Gjithashtu kjo police perkon me sigurimin e detyrueshëm në ndërtimet me vlerë mbi 100 milion lekë dhe pergjegjesine ndaj paleve te treta ne infrastrukturen publike)

Përpara marrjes së certifikates së përdorimit të objektit:

Zhvilluesi duhet të paraqesë në aplikim sigurimin e përgjegjësisë së ndërtuesit në perputhje me VKM 693 datë 02.10.2019.

Sigurimi ofrohet duke u bazuar në Situatën Përfundimtare të punimeve, ndërsa periudha e sigurimit duhet te jetë 10-vjeçare.

Nëse objekti është pallat për rishitje atëherë ndërtuesi/zhvilluesi pasi merr certifikatën e përdorimit dhe kopje të policës së mesiperme, aplikon online në Kadastër për të nxjerrë certifikatën e pronësisë për të gjithë pallatin (dhe e ndare sipas njësive të veçanta).

Për çdo njësi të veçantë që do të shesë ai duhet të bëjë sigurimin shtesë të përgjegjësisë së ndërtuesit, bazuar në VKM 650 datë 02.10.2019, e cila përcakton se shuma e siguruar do të jetë çmimi i shitjes së pasurisë.

Nga ana e shoqërisë së sigurimit bëhet një rritje e policës se leshuar me VKM 693 (ku shuma ishte kosto e ndërtimit) në çmim shitje. Në këto raste aplikohet çmim shtesë i policës bazë në përputhje me shumën e shtuar dhe periudhën e mbetur për sigurim.

 PO ÇFARË MBULOJNË DHE SA KUSHTOJNË SIGURIMET E MËSIPËRME?

  1. Garancia per aplikim Leje Ndertimi.

Çfarë mbulohet

Kjo është një garanci financiare dhe mbulon rreziqet e mëposhtme:

  • kostot e prishjes së detyruar të objektit që vijnë si pasojë e kryerjes së punimeve të ndërtimit në kundërshtim me lejen e ndërtimit ose lejen e zhvillimit.
  • Kontrata e sigurimit duhet të jetë e vlefshme nga data e marrjes së lejes së ndërtimit deri në datën e marrjes së Ҫertifikatës së Përdorimit.
  • Shuma e Sigurimit do të jetë e barabartë me 20% të kostos së parashikuar të ndërtimit të objektit, sipas preventivit përkatës.
  • Shoqëria e sigurimit, në rast se ndodh ngjarja e siguruar, është e detyruar të paguajë  dëmin brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës së autoritetit publik përgjegjës.

Sa kushton?

Çmimet vjetore për Sigurimet e  Garancive variojne nga 0.5% deri në 2 % e shumës së siguruar, në varësi të riskut që ka klienti.

 Çfarë dokumentacioni paraqet klienti për aplikim:

  • QKR te kompanise
  • CV te kompanise dhe stafit drejtues
  • Bilanci i dy viteve te fundit
  • Plotesimi i pyetesorit te aplikimit

A ka kompani që nuk mund ta marrin këtë sigurim?

  • Të gjitha kompanitë që kanë bilanc negativ (me humbje) nuk mund të sigurohen nga SIGAL UNIQA.
  • Cdo kompani qe ka deme ne periudha te meparshme ose nuk ka treguar integritet ne zbatimet e kontratave nuk mund te sigurohet.

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimet-e-garancive/

  1. Sigurimi i përgjegjësisë profesionale për arkitektët dhe Inxhinierët konstruktore dhe zbatues

Çfarë mbulohet

Ky sigurim ofrohet për të mbuluar të siguruarin në rast dëmtimesh që ai i shkakton shëndetit ose pronës së të tretëve gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij profesionale ose gjatë këshillimit të të tretëve si pasoje e neglizhences, gabimit apo mos veprimit te tij.

Sa kushton?

Çmimi mesatar i këtij sigurimi është 0.4% e limitit te pergjegjesise se siguruar.

Për një mbulim adekuat duhet që limiti i përgjegjësisë/Shuma e Siguruar së Arkitektit apo Inxhinierit Konstruktor për një projekt duhet të jetë sa 15-20% e vlerës totale të atij projekti.

Çfarë dokumentacioni paraqet klienti për aplikim:

  • QKR te kompanise
  • CV te kompanise dhe stafit qe do te sigurohet

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-pergjegjesive/

  1. Sigurimi i të Gjitha Rreziqeve në Ndërtim/Montim

Çfarë mbulohet

Ky produkt është për të gjithë ndërtuesit e pallateve, fabrikave, uzinave, aeroporteve, urave, autostradave. Polica e sigurimit ofron mbulimin në sigurim nga të gjitha rreziqet për fazën e ndërtimit të objekteve dhe gjithashtu edhe për një afat garancie pas përfundimit të punimeve. Mbulimi përfshin si dëmet e pësuara nga i siguruari (kontraktuesi apo nënkontraktuesi i punimeve), ashtu edhe dëmet që i siguruari mund t’i shkaktojë të tretëve.

Sa kushton?

Çmimet për këtë sigurim variojnë nga 0,05% deri në 0,5% e shumës së siguruar, në varësi të llojit të objektit, natyra e objektit dhe kushtet e ndërtimit, vlera e punimeve të kontraktuara dhe makinerive të punës, limiti i përgjegjësisë si dhe nga kohëzgjatja e ndërtimit dhe afatit të garancisë.

Çfarë dokumentesh kërkohen?

  • Kopje e kontrates me Investitorin
  • Leje Ndertimi
  • Plotesimi i Pyetesorit te marrjes ne sigurim
  • Grafiku kohor i punimeve
  • Preventivi i Punimeve
  • CV e shoqerise

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimet-inxhinjerike/#

SIGURIME SHTESË VULLNETARE QË JU SYGJEROJMË GJATË PROJEKTIT:

Sigurimi i të gjithë punonjësve nga aksidentet

Çfarë mbulohet

Mbulohet cdo lloj aksidenti i shkaktuar punonjësve Tuaj gjatës punës me limite dëmshpërblimi si më poshtë:

  • Në rast paaftësie dhe humbje jete nga 500,000 deri në 3,000,000 Lekë
  • Shpenzimet mjekësore ose shpërblim ditor në rast paaftësie të përkohshme si pasojë e një aksidenti

https://sigal.com.al/shendet-dhe-aksidente/sigurimi-nga-aksidentet/

Për çdo informacion shtesë apo paqartësi mund të vizitoni faqen tone zyrtare në internet www.Sigal.com.al , në WhatsApp në numrin +355 686062829 ose të na shkruani në adresat:

[email protected]  ose [email protected]

Nëse dëshironi të siguroheni ka vetëm një emër! SIGAL UNIQA Group AUSTRIA

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat