15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Fondet e Pensioneve, benefite më të larta", Ponari: Anëtarët në Fondin SIGAL,...

“Fondet e Pensioneve, benefite më të larta”, Ponari: Anëtarët në Fondin SIGAL, nga të gjitha shtresat e shoqërisë

“Pak pagesa mujore dhe në moshën e pleqërisë të kesh dy paga, një nga shteti dhe një nga privati”.

Kështu u shpreh në një intervistë për SCAN TV, Ceo i Fondit të Pensioneve Vullnetare SIGAL, Z. Elvis Ponari

I ftuar në emisionin “Scan Update” z. Ponari foli mbi situatën e pensioneve në vend, rëndësinë që kanë pensionet private dhe çfarë ofron Fondi më i madh i Pensioneve Private në Shqipëri, Fondi SIGAL.

Aktualisht në Shqipëri funksionojnë vetëm Kolona I që është skema e detyrueshme shtetërore dhe Kolona III, fondet private të pensioneve. Këto të fundit po njohin një rritje vitet e fundit duke kaluar shifrën e 35 mijë anëtarëve.

Momentalisht janë 4 fonde private. Kemi 11 vite në treg. Jemi goxha të konsoliduar. Kemi rreth 35 mijë anëtarë. Nuk janë shumë por nuk janë as pak. Në total tregu është rreth 42 milionë euro. Ka mundësi për më shumë dhe njerëzit për ditë e më shumë po njoftohen. Tendenca është në rritje”, u shpreh CEO i Fondit SIGAL, z. Ponari.

Nga çfarë shtrese vijnë anëtarët e Fondit SIGAL?

“Anëtarët tanë janë të shumtë. Ne kemi edhe pensionistë gjithashtu. Kemi edhe persona që janë para pensionit. Kemi studentë. Kemi të rinj. Kemi prindër që investojnë për fëmijët e tyre. Kemi çifte që paguajnë për bashkëshortin ose bashkëshorten. Kjo është një depozitë, ose një arkë, ose një formë kursimi me benefite më të larta se një bankë ose se një investim. Është më transparente dhe më pak e lehtë për tu prekur sepse dihet që në çdo kohë fondet e pensionit do të investojnë në obligacione shtetërore. Kthimet janë variabël por janë goxha të larta. Momentalisht fondet kthejnë tek 4 deri 4.5%.

Në Fondin SIGAL ne kemi arritur shumë 20 milionë euro nga 11 mijë anëtarë, 120 biznese, të cilët paguajnë për punonjësit e tyre si skemë bonusi. Ndërkohë që kanë edhe punonjësit që paguajnë për veten e tyre. Pra marrin dyfish”, tha Elvis Ponari.

A janë të trashëgueshme investimet tuaja në një fond pensioni privat?

“U themi qytetarëve. Mos u varni vetëm nga shteti. Ndodh që mund të vdesësh. Çfarë do të marrë familja jote? Me çfarë do të jetojë? Paratë që ti derdh te pensioni privat trashëgohen.

Në skemën e Sigurimeve Shoqërore nëse ti vdes në pension dhe ke fëmijët mazhorenë as fëmijët dhe as bashkëshortja juaj nuk përfiton asgjë. Te privati ato trashëgohen menjëherë. Nuk ke nevojë të bësh asnjë veprim ligjor ose noterial. Kjo është automatikisht paraja jote”, u shpreh ndër të tjera CEO i Fondit SIGAL.

Intervista e plotë:

Fondi i Pensionit Vullnetar Sigal i ka fillesat  e veta në vitin 2006 dhe administrohet nga Shoqëria Administruese e Fondeve SIGAL LIFE UNIQA GROUP AUSTRIA  sh.a prej vitit 2011. Pra sot që flasim kanë kaluar plot 11 vite.

Prej themelimit deri sot, Fondi i Pensionit SIGAL ka mbajtur pozicionin lider tregu duke e zotëruar atë aktualisht me 45% të tij.

LEXO EDHE: 45% të totalit të aseteve, raporti i AMF: Fondi SIGAL, lider në tregun e pensioneve private

BONUSET DHE LEHTËSIRAT QË OFRON FONDI SIGAL

Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL vjen gjithmonë me oferta që jo vetëm na mundësojnë një pleqëri të qetë financiarisht por na ndihmojnë që gjatë kohës që jemi anëtarë të tij të përfitojmë edhe shërbime të tjera.

Duke qenë pjesë e gjigandit të sigurimeve “SIGAL UNIQA Group Austria”, Fondi SIGAL mundëson që gjithë anëtarët që pajisen me kartën e anëtarësisë, të përfitojnë nga bonuset fantastike që i ndihmojnë të kenë akses në shërbime e produkte cilësore.

– Zbritje për shërbime mjekësore në rrjetin mjekësor SIGAL

– Zbritje për Fizioterapi në Klubin e Shëndetit SIGAL

– Zbritje në Sigurimin e Pronës dhe Shtëpisë

– Zbritje në Sigurimin KASKO të makinës

AVANTAZHET E INVESTIMIT NË FONDIN SIGAL

–           Pjesë e Grupit SIGAL UNIQA, një ndër grupet më të mëdhenj financiare në rajon dhe jo vetëm.

–           Aktiv prej vitit 2006 dhe lider në tregun e pensioneve private

–           Operon dhe është aktiv në të gjithë Shqipërinë.

–           Të drejtën për tu anëtarësuar e kanë të gjithë personat, pavarësissht nga mosha, vendndodhja dhe punësimi.

–           Është një Fond Pensioni me kontribute individuale të përcaktuara.

–           Kontributi minimal është 1,000 lekë në muaj.

–           Kontributet për pension privat mund ti paguajnë individët anëtarë të Fondit, punëdhënësit e tyre, ose çdo person i tretë ne emër të tyre në lekë.

–           Kontributi për pension mund të paguhet sipas dëshirës dhe mundësisë në baza mujore, 3-mujore, 6-mujore ose vjetore, etj.

–           Kontributet mund të paguhen edhe si shumë e menjëhershme.

–           Asetet e Fondit investohen më synim rritjen e kthimit nga investimi për anëtarët e tij dhe për t’i siguruar atyre një të ardhme të sigurt.

–           Pagesa e përfitimeve ofrohet për anëtarët e Fondit në format e: a) Pension Pleqërie të Parakohshëm; b) Pension Pleqërie; c) Pension Invaliditeti; d) Pension familjar;

–           Në rast humbje jete si anëtar të Fondit, asetet e mbetura në llogarinë tuaj do t’u shpërndahen trashëgimtarëve sipas aktit të trashëgimisë.

–           Klientët aktualë vijnë nga kompanitë dhe insitucionet më të mëdha publike dhe private në Shqipëri, si edhe nga invidividë të çdo moshe, profesioni, vendndodhje etj.

–           Përcakto vet se sa pension do që të marrësh dhe llogarit online

–    Transparencë në kohë reale përmes faqes zyrtare në internet: www.fondisigal.com.al

Fondi SIGAL punon me përgjegjësi sociale, për një biznes që rritet vazhdimisht dhe kontribuon për një jetë më cilësore për anëtarët dhe partnerët tanë.

Qëllimi i Fondit SIGAL është ti sigurojë anëtarëve të tij mundësinë e një pensioni të përshtatshëm për të ruajtur standardin e jetesës sipas kërkesave dhe nevojave të tyre, duke maksimizuar përfitimet nëpërmjet një administrimi të kujdesshëm të aseteve.

Të licencuar nga shteti, Fondi SIGAL ndihmon në mirëqënien e qytetarëve shqiptarë duke ju mundësuar atyre marrjen e një pensioni të dytë në pleqëri.

Për çdo pyetje apo paqartësi, kontaktoni në:

Tel: +35544511666

Email: [email protected]

Web: www.fondisigal.com.al

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat