13.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiNevojat për mbrojtjen nga risqet, publikohet raporti i ri: Rishqyrtim të çmimeve...

Nevojat për mbrojtjen nga risqet, publikohet raporti i ri: Rishqyrtim të çmimeve për t’ju përshtatur kapaciteteve

Kërkesa për mbrojtjen nga risqet vazhdon të rritet, si rezultat i tensioneve gjeopolitike globale, zhvillimeve makroekonomike, dhe ndryshimeve klimatike, thuhet në një raport të publikuar nga Swiss Re. Si rezultat, industria e ri-sigurimeve do të ketë nevojë të fokusohet në modelimin dhe kontratat, me qëllim për të garantuar vendosjen e përshtatshme të çmimeve, duke rritur kështu kapacitetet e saj.

Në raport, gjiganti i industrisë ka thënë se, rritja e ndërgjegjësimit mbi risqet dhe ekspozimet si pasojë e trazirave që vihen re në peisazhin global, do të sjellin rritjen e kërkesës për mbrojtjen me sigurim, ku Instituti Swiss Re pret një rritje prej 33 miliardë dollarë në volumet e primeve tregtare ndërmjet viteve 2022 dhe 2026, për shkak të  transferimeve të zinxhirit të furnizimit. Për më tepër, investimet në energjinë e gjelbër pritet që të gjenerojnë prime shtesë të lidhura me sektorin e energjisë prej 237 milionë dollarë deri në vitin 2035, ndërsa sektori i katastrofave natyrore parashikohet të rritet nga 35 miliardë dollarë në 48 miliardë dollarë në katër vitet e ardhshme.

Në këtë drejtim, Swiss Re synon të rrisë më tej dhe diversifikojë portofolin e katastrofave natyrore, duke shtuar se tregu do të ketë nevojë për të ruajtur ritmin e rritjes së tendencës së humbjeve dhe zhvillimin e kapaciteteve për risqet e lidhura me motin.

Raporti thekson gjithashtu nevojën për ndryshime më të shpeshta në praktikat e marrjes në sigurim, duke i bërë thirrje industrisë që të fokusohet tek cilësia dhe kufijtë, si edhe saktësinë kontraktuale.

“Për t’i mundësuar industrisë së sigurimeve që të ruajë ritminin e rritjes së kërkesës, tre do të jenë faktorët kyç: vlerësimi dhe modelimi i tendencave të zhvillimit, një kuptim i përbashkët i termave kontraktuale, dhe gjenerimi i kufijve teknikë të përmirësuar për të reflektuar risqet efektive,” ka thënë Thierry Léger, drejtor i marrjes në sigurim të Swiss Re.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat