13.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMakina përplaset me fugonin në Korçë/ Tre të plagosur, mes tyre një...

Makina përplaset me fugonin në Korçë/ Tre të plagosur, mes tyre një fëmijë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Sovjan të Korçës ku një makinë është përplasur me fugonin.

Për pasojë janë plagosur tre persona, mes tyre edhe një fëmijë.

“Më datë 15.09.2022, rreth orës 13:35, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Sovjan, Maliq, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip furgon “Sprinter”, me drejtues shtetasin B. H., me mjetin tip “Volkswagen”, me targa greke, me drejtues shtetasin A. M.

Për pasojë janë dëmtuar 3 pasagjerët e mjetit tip “Volkswagen”, shtetasit Gj. M., rreth 20 vjeç; A. M. rreth 14 vjeç dhe shtetasja M. M., rreth 48 vjeçe, të cilët u dërguan në Spitalin e Korçës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën”, njofton Policia.

LEXO EDHE: Sigurimi i Përgjegjësisë për palët e treta/ Çfarë duhet të dimë si drejtues automjetesh…

Situata e aksidenteve automobilistike në vend vazhdon të jetë shqetësuese.

Çdo ditë dëgjojmë për disa disa aksidente, një pjesë e tyre fatkeqësisht edhe me viktima.

LEXO EDHE: Bilanci tragjik nga aksidentet rrugore, 3 viktima dhe 1 i plagosur brenda 4 orëve

Vazhdimisht kemi apeluar tek qytetarët që të bëjnë kujdes me qarkullimin në rrugë, duke respektuar normat e qarkullimit, duke vendosur rripin e sigurimit por në të njëjtën kohë të marrin masa për t’i paraprirë çdo rreziku potencial, duke kryer sigurimin e përgjegjësisë ndaj palëve të treta.

Qytetarët duhet të jenë të ndërgjegjshëm, të kryejnë sigurimin e përgjegjësisë ndaj palëve të treta (TPL), pasi në një aksident jo vetëm mund të ndodhë dëmtimi i personit që shkakton aksidentin, por edhe i palës tjetër, apo fatkeqësisht të përfshihet edhe ndonjë kalimtar i rastit.

Një aksident, vec pasojave materiale apo fizike, përfundon edhe me kosto të larta financiare për përgjegjësin e aksidentit, gjë që e thellon edhe më shumë ngjarjen.

Kompanitë e Sigurimit nuk bëjnë gjë tjetër veçse ndihmojnë drejtuesit e automjetit shkaktar ta heqë këtë përgjegjësi nga vetja, duke i marrë përsipër mbulimin e dëmit të shkaktuar.

Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta, ose siç e njohim ndryshe Siguracioni TPL, na mbron duke ofruar garanci dhe pagesë financiare për çdo dëm material.

Mospatja e këtij siguracioni automatikisht bën që në rast aksidenti, shkaktari të paguajë nga xhepi cdo dëm që shkakton tek të tretët.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat