19.5 C
Tirana
Saturday, May 18, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Aleat i pazëvendësueshëm"/ Përse nevojitet siguracioni "Shëndet në Udhëtim"

“Aleat i pazëvendësueshëm”/ Përse nevojitet siguracioni “Shëndet në Udhëtim”

Kur udhëtojmë jashtë Shqipërisë siguracioni “Shëndet në Udhëtim” është aleat i pazëvendësueshëm, ndërsa shumë shtete e kërkojnë si dokument plotësues.

Në fakt, polica e sigurimit “Shëndet në Udhëtim” ju mbron nga ngjarjet e paparashikuara që mund të ndodhin gjatë qëndrimit jashtë vendit.

Ajo mbulon shpenzimet mjekësore që duhet të përballohen në rastet e një urgjence shëndetësore, apo aksidenteve të papritura.

Nëse ndodh të ndiheni keq apo të keni urgjenca të ndryshme shëndetësore, mungesa e një siguracionit “Shëndet në Udhëtim” do ta komplikonte më tepër situatën në spitalet e vendit ku po qëndroni.

Disa arsye që tregojnë dobitë e të pasurit këtë siguracion në çdo udhëtim:

  1. Për të udhëtuar në mënyrë të sigurt, ju duhet vetëm një shpenzim minimal

Me një çmim mesatar prej 4 eurosh për një siguracion “Shëndeti në Udhëtim” në vendet europiane, për dy javë qëndrimi, ju mund të përfitoni mbulim të shpenzimeve në spitalet e shtetit pritës deri në 10 mijë euro, në rastet kur edhe pse mund të mos e mendoni, përfundoni me emergjencë në spital për shkak të një aksidenti apo për shkak të fillimit të përkeqësimit papritmas të një sëmundjeje të rëndë.

  1. Sigurimi në udhëtim është thelbësor dhe në çdo rast duhet të pajiseni me të, pavarësisht se ku shkoni

Pandemia e shkaktuar nga koronavirusi COVID-19 na bëri të reflektojmë mbi dëshirën dhe/ose nevojën që kemi për të udhëtuar, mbi mundësinë e veprimit në siguri të plotë dhe mbi masat paraprake që duhen marrë për të mbrojtur shëndetin tonë.

COVID-19 na mësoi ar se askush nuk është i sigurt nga të papriturat dhe se asnjë sëmundje apo virus nuk ndalet në kufi.

  1. Kur udhëtoni, problemet shëndetësore, madje edhe të parëndësishmet, duken më serioze dhe shpesh përfundojnë duke u bërë shumë të shtrenjta.

Shfaqja e një problemi shëndetësor të papritur, shkakton shqetësim dhe konfuzion, mbi të gjitha kur jemi larg shtëpisë dhe në një vend ku nuk dimë si dhe ku të drejtohemi.

Po të shtojmë këtu edhe stresin e përballimit të shpenzimeve mjekësore për trajtim që në shumë janë vërtetë të kushtueshme.

Kjo është një arsye e fortë pse siguracioni “Shëndet në Udhëtim” garanton siguri dhe lehtësi financiare.

“SHËNDET NË UDHËTIM” ME TË DREJTË ANULLIMI, VETËM NGA SIGAL

SIGAL UNIQA ofron mbrojtje edhe në rast të anullimit të udhëtimit duke bërë të mundur që, në situata specifike ju të merrni pas paratë e shpenzuara për biletën apo paketën e udhëtimit.

“SHËNDETI NË UDHËTIM”, EDHE ONLINE NË SIGAL 

SIGAL ONLINE është risia më e fundit e kompanisë më të madhe të sigurimeve në rajon, e cila ju mundëson blerjen online të siguracioneve të automjeteve, pronës dhe shëndetit sa më shpejtë dhe hjeshtë dhe duke ruajtur njëkohësisht sigurinë maksimale.

Gjithçka përmes celularit apo laptopit, kurdo dhe kudo, pa patur nevojë të shkosh në një zyrë të SIGAL për të marrë siguracionin e printuar.

LEXO EDHE“Shëndet në Udhëtim”, raporti i AMF: SIGAL UNIQA më e besuara, zë rreth 70% të tregut

Por mos harroni! Kur të niseni për pushime merrni me vete edhe “TeleShëndet”, shërbimi që ju mundëson të keni mjekun me vete 24 orë të ditës.

“TeleShëndet” ju mund ta përdorni gjatë gjithë pushimeve juaja jashtë vendit, mjafton të keni internet dhe mund të komunikoni me mjekun 24 orë në ditë për çdo shqetësim tuajin shëndetësor.

Nëse keni një urgjencë e cila mund të manaxhohet me një konsultë me dikë të specializuar, një temperaturë apo alergji, mos shpenzoni dhe harxhoni kohë të gjeni një mjek në shtet ku nuk orientoheni dot.

Aktivizoni “Teleshëndet” ashtu siç aktivizoni shërbimin Roaming dhe do të habiteni sa shpejt do të zgjidhni çdo problem shëndetësor në rast nevoje.

LEXO EDHEMjekun 24 orë me vete/ “TeleShëndet për të rritur”, një paketë e mbushur me gjithçka ju duhet për një shëndet të plotë

Për çdo pyetje ose paqartësi, kontaktoni:

WhatsApp: +355 68 60 62 829

E-mail: [email protected]

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat