11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPo vjen fundjavë “verore”/ Do të udhëtoni jashtë Shqipërisë? Ja çfarë nuk...

Po vjen fundjavë “verore”/ Do të udhëtoni jashtë Shqipërisë? Ja çfarë nuk duhet të harroni!

Kushtet e mira të motit, erëra të dobëta në dete dhe rritje graduale e temperaturës priten në ditët në vijim, sipas parashikimit të meteorologëve.

Arsyeja është përhapja e fushave me presion të lartë dhe masave të ngrohta të ajrit në Mesdheun Qendror dhe Lindor.

Nga dita e sotme pritet një rritje e ndjeshme graduale e temperaturës, e cila do të arrijë kulmin të shtunën më 17 shtator, ku në disa vende do të kalojë 30 gradë Celsius.

Do të udhëtoni me familjen apo miqtë jashtë Shqipërisë? Ja çfarë nuk duhet të harroni!

Përpos fluturimeve nga aeroporti i Rinasit, që kanë pësuar rritje javët e fundit, të shumtë janë edhe ato familje që zgjedhin të kalojnë fundjavën në shtetet fqinje si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi apo Greqia me automjetet e tyre.

Por përveç prentonimit të hotelit, çantat dhe karburantin, një tjetër gjë e rëndësishme që është e detyrueshme ta keni me vete gjatë udhëtimit jashtë Shqipërisë është edhe polica e Sigurimit “Karton Jeshil”, siguracioni i detyrueshëm për të gjitha mjetet me targa shqiptare që qarkullojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Përse duhet të pajisemi me “Karton Jeshil” kur udhëtojmë jashtë?

  1. Paisja me “Karton Jeshil” është i detyrueshëm për çdo mjet që udhëton jashtë Republikës së Shqipërisë (përjashtuar Kosovën).
  2. Mospaisja e siguracionit “Karton Jeshil” ka penalitete ligjore në varësi të vendit ku udhëtoni.
  3. Mospasurit “Karton Jeshil” është edhe shkak ligjor për refuzim të udhetimit nga policia vendase.
  4. Risku më i madh janë demet që mund ti shkaktohen palëve të treta nga drejtuesi i mjetit. Në pjesën më të madhe të shteteve nuk ka kufi ligjor për vlerën e dëmshpërblimit, por drejtuesi i mjetit duhet të paguajë vlerën e plotë të dëmit që ai shkakton, që mund të arrijë në miliona euro.

Përse “Karton Jeshil” nga SIGAL UNIQA Group Austria?

  1. Nëse pajiseni me një siguracion “Karton Jeshil SIGAL” dhe jeni përfitues në një aksident (një mjet tjeter ju ka shkaktuar deme materiale apo dëme shëndetësore ndaj jush apo pasagjerëve tuaj), atëherë SIGAL ju mbështet me procedurat e dëmshpërblimit me kompaninë përgjegjëse në vendin përkates ku ka ndodhur aksidenti. Kështu ju kurseni kohën dhe paratë tuaja duke mosangazhuar një avokat në vendin e aksidentit.
  2. SIGAL ju ofron mundësinë që të blini sigurimin “Karton Jeshil” online, nga celulari apo laptopi juaj, duke kursyer kohën tuaj
  3. Duke blerë “Karton Jeshil” pranë SIGAL atëherë përfitoni edhe një tjetër bonus: çdo klient që blen pranë SIGAL-it Siguracionin “Karton Jeshil” përfiton FALAS Asistencën Rrugore “SIGAL UNIQA AutoSOS”.

Çfarë shërbimesh ofron “SIGAL UNIQA AutoSOS”?

  1. Qendër Kontakti 24 orë të ditës në 7 ditë të javës
  2. Shërbim karroatreci
  3. Riparim në vend i automjetit
  4. Zëvendësim i automjetit në rast aksidenti
  5. Parkim
  6. Akomodimi në hotel
  7. Riatdhesim ose vazhdim i udhëtimit drejt destinacionit

LEXO EDHE: Shëndet në Udhëtim, TeleShëndet, AutoSOS…/ SIGAL, miku më i mirë në udhëtimet tuaja jashtë Shqipërisë

DËMET E PAGUARA

Siguracioni “Kartoni Jeshil”, për një afat 15-ditor, kushton vetëm 40 euro, ndërsa dëmi më i madh, paguar së fundmi, ka qenë plot 1.6 milionë euro. Ndërsa rezerva e dëmit për këtë kategori është 11.574.481 euro për 1105 dëme, çka do të thotë mesatarisht 11 mijë euro për dëm.

Shtetet anëtare të Sistemit ku vlen Kartoni Jeshil:

Belgjikë, Zvicër, Republika Çeke, Danimarkë, Francë, Finlandë, Mbretëri e Bashkuar, Greqi, Irlandë, Luksemburg, Norvegji, Holandë, Suedi, Sllovaki, Gjermani, Itali, Spanjë, Hungari, Portugali, Serbi, Austri, Poloni, Turqi, Rumani, Izrael, Marok, Tunizi, Islandë, Bullgari, Maltë, Estoni, Kroaci, Slloveni, Maqedoni e Veriut, Bosnje Hercegovina, Andorra, Qipro, Moldavi, Ukrainë, Letoni, Bjellorusi, Lituani, Rusi, Mali I Zi, Azerbajxhan.

Blijeni tani online në: www.sigal.com.al 

RRUGË TË MBARË ME SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA

Për çdo pyetje shkruani në WhatsApp, në numrin +355 68 60 62829

ose dërgoni e-mail në [email protected]

LEXO EDHE: Të duhet një siguracion? Kliko dhe Bli Online në SIGAL

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat